Mix
Gjëra që meshkujt i bëjnë njësoj si bebet
Kanë atë maninë për t’u thënë ‘jo’ ushqimeve që s’i kanë provuar më parë (Jo jo, më mirë po iki në shtëpi të ha ushqimin e mamit)
Nëse nuk u kushton vëmendje, u ikën ‘zari’. (Pse u vonove çerek ore për të më kthyer përgjigje?!)
Nëse zgjohen me një djegie minimale fyti, e quajnë veten ‘të sëmurë’. Në të kundërt, ndihen si Herkuli. Nëse janë vërtet sëmurë, fillojnë të qajnë nëse nuk i bleni lëngun e duhur të portokallit.
Por edhe nëse kanë një dëmtim shumë serioz, si përshembull, nëse (largqoftë) ka thyer krahun, nuk ka bir njeriu që t’ua mbushë mendjen të shkojnë tek doktori.
Nëse bëjnë një gjë sado të vogël, si përshembull kujtohen të mbyllin frigoriferin mbasi marrin ushqimin, presin një vlerësim me 5 yje, fishekzjarre dhe një medalje.
Të lënë shumicën e netëve pa gjumë. Kanë një zakon që sa herë kolliten duhet të kthehen në anën tjetër duke e tronditur krevatin si tërmet, ose sepse, ëhëm, zgjohen nga ndonjë ëndërr.
Nëse i përkëdhel kur s’janë në terezi për pëkëdheli, irritohen dhe fillojnë ankesat.
S’para u shkon ndërmend të ndërrojnë rrobat kur ju duhet të shkoni diku. (A mund të vij me atletet e kalçetos për darkë?)
Kur blejnë një lodër të re, si përshembull, një smart phone të ri, zhduken gjatë gjithë ditës duke luajtur me të në dhomë.
U pëlqen të japin përgjigje njërrokëshe, si: ‘po’, ‘jo’, ‘nc’ apo ‘ëhë’.
Nëse shkon me ta në plazh, të duhet të mbash të gjitha rraqet e tyre në çantë (sepse shiko, ti paske një çantë! Do të ma fusësh pak kapelen?)
Harrojnë se janë të uritur dhe bëhen nervozë për çdo lloj gjëje. Dhe këtë e bëjnë pothuajse çdo ditë. / Cosmopolitan
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu