Aktualitet
“Garniture” ndaj Al Nusras në Halep – përfshihen trupa ruse, iraniane, Hezbollahu dhe forcat e Assad
Në Siri tanimë po diskutohet Al Nusra si fronti kryesor i kundërshtimit të pushtetit të Bashar al Assad. Së fundmi, ka raportime zyrtare se fronti në fjalë po synon të bllokojë qytetin e Halepit dhe mandej të ndërpresë rrugën mes tij dhe Damaskut, duke kthyer në zonë lufte të gjithë veriun e Sirisë. Në përpjekje për ta ndalur këtë gjë, forcat e Assad, që parashikohet të jenë tri herë më të mëdha në numër sesa ato të Al Nusra dhe do të asistohen në terren nga trupa ruse, trupa të Gardës Revolucionare Iraniane dhe milicisë shiite të Hezbollahut, kanë nisur ofensivën më 12 prill. Nga një pikëpamje ky është ndër rastet e para që trupa shumëkombëshe angazhohen në luftime në një front, duke hedhur bazën e atyre që pritet të jenë konfliktet e së nesërmes.
Taktikisht operacioni për çlirimin e Halepit është shumë i vështirë dhe suksesi nëse ndodh, do të jetë një model. Viktor Litovkin, një vëzhgues ushtarak për agjencinë TASS, shpjegon se nxjerrja e Al Nusras nga Halepi paraqet disa probeleme: së pari militantët qëndorjnë të fshehur në zonat suburbane të qytetit, që është i dyti në Siri. Për këtë arsye operacioni ofensiv duhet të jetë “kirurgjikal” dhe kombinon forca të rregullta të ushtrisë me forcat speciale. ShBA dhe aleatët e vet do të kryejnë goditje ajrore në rajonet fqinj, por nuk do të marrin pjesë direkt në operacion, raporton”Russia Beyond the Headlines”. Para dy ditësh zëra të ndryshëm nga Ëashingtoni folën për një Plan B në Siri, madje edhe për armatosje të rebelëve kundër Assadit nëse armëpushimi shkelet. Për këtë arsye produkti i operacionit në Halep është përcaktues, pasi një sukses nga forcat ruse në këtë qytet, jo vetëm stabilizojnë Assadin si kartë e qëndrueshme, por krijojnë një standard të ri në gjykimin e kapaciteteve të fuqive si Rusia dhe Irani, për të menaxhuar situata komplekse jashtë territorit të tyre.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu