Lidhu me ne

Kryesore

Arbër Zaimi i Vetëvendosjes: Mbetet i besueshëm shpjegimi se qeveria e Becchetti janë marrë vesh për gjobën 110 milionë euro

Aktivisti i Vetëvendosjes në Shqipëri, Arbër Zaimi, ka komentuar pranimin e qeverisë shqiptare për t’i paguar gjobën 110 milionë euro biznesmenit italian, Francesco Becchetti.

Ai shkruan se lekët që do paguhen nuk janë pasuri e zyrtarëve por e të gjithë shqiptarë ndërsa shton se një shumë të tillë mund të financoheshin shtëpi, shkolla, universitete e spitale.

“Pra, Shqipëria u detyrua nga arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milion euro Francesco Becchetti. Këto para nuk janë pasuri e zyrtarëve, por e qytetarëve, e të gjithëve ne. Me këto para, 2200 familje të reja mund të ishin pajisur me apartament. 55 fakultete do të mund të ishin pajisur me laboratorë të nivelit të lartë bashkëkohor. 5 spitale supermoderne do të mund të ishin ndërtuar.” – shkruan Zaimi në Facebook.

Ai shton më tej se për një çështje të tillë, asnjë zyrtar nuk ka përfunduar në burg e në këtë rast mbetet i besueshëm shpjegimi se qeveria e Becchetti janë marrë vesh me njëri-tjetrin.

Qeveria shqiptare duke mundësuar që çështja të fitohet në arbitrazh nga Becchetti ndërsa ky i fundit duke thënë një pjesë të parave të marra te qeveritarët që mundësuan shkeljet nga të cilat përfitoi Becchetti e gjykata u detyruar të merrte vendimin në favor të tij.

“A shkon ndonjë zyrtar i Edi Ramës në burg për humbjen e këtyre parave tona? Apo në burg shkojnë vetëm hajdutët e vegjël? Nëse nuk ndëshkohet askush në nivele të larta, atëherë mbetet i besueshëm shpjegimi se qeveria dhe Becchetti janë marrë vesh: të parët duke garantuar që çështja bëhet e fitueshme në arbitrazh nga i dyti, e ky i fundit, duke dhënë nën tryezë një pjesë të parave të marra te qeveritarët që mundësuan shkeljet pa të cilat arbitrazhi nuk do e merrte dot këtë vendim.” – mbyll statusin Zaimi.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal4 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar4 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike4 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet4 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske4 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar4 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar4 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar4 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook