Lidhu me ne

Radar

Nikoll Lesi i bën “fresk” Ramës / Opozita është çmendur

Gazetari Nikoll Lesi, i cili dikur mbështeste opozitën dhe presidentin Ilir Meta, së fundi duket se ka filluar ta “dredhë”, duke i bërë jo pak lajka kryeministrit Edi Rama.

Së fundi në një video-editorial të publikuar në gazetën e tij, Nikoll Lesi i është rikthyer çështjes së djegies së mandative nga opozita në vitin 2019, të cilën e cilëson si “çmenduri”.

Opozita ishte çmendur në llogaritë e saj, kur mendoi se me djegien e mandateve Edi Rama do të rrëzohej dhe se nuk do ta lejonin ndërkombëtarët. Por ndërkombëtarët donin stabiltetet në Tiranë, dhe jo sherre”, -thuhet në editorialin e gazetës së Nikoll Lesit.

Më tej, i thuren “lavde” kryeministrit Edi Rama, ndërsa thuhet se “Ky mandat ishte një mandate lufte për qeverinë e Edi Ramës. Në fillim tërmeti dhe më pas pandemia. Opozita fërkonte duart, duke menduar se Rama do binte. Por jo. Edi Rama bëri të pamundurën dhe ia doli të dilte në majë të punëve.

Gjithashtu gazeta e Nikoll Lesit e bën Edi Ramën, “heroin” që solli vaksinat në Shqipëri, dhe “shpëtoi” shqiptarët nga virusi.

Edi Rama ia doli në luftën kundër covid-19. Mori vaksina shkoi edhe deri në fund të botës, i hipi dhe vetë avionit e shkoi të merrte vaksina”-thuhet ndër të tjera në editorial.

Por, gjithashtu nuk është lënë mënjeanë as mandati i tretë i Ramës, ndërsa parashikohet që edhe pse do ketë sherre pas shtatorit në Kuvend me opozitën, në editorialin e gazetës së Nikoll Lesit thuhet se “Kush e njeh Edi Ramën, e di që ai nuk tërhiqet kollaj”.

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Eksperti Besmir Semanaj: Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro

Ekspert i IT, Besmir Semanaj ka deklaruar se kostoja e mbylljes së TIK TOK në vendin tonë është diku tek...

Kryesore9 orë më herët

Berisha “i lutet” Ramës për debat publik: S’dua të ta dëgjoj emrin, por jam gati të ballafaqohem me ty për hir të qytetarëve

Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë publikisht në debat publik, Kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes PD...

Mix9 orë më herët

Jenna Ortega: Arsyeja që u largova nga ekskluziviteti i ‘Scream’

Aktorja e “Wednesday”, Jenna Ortega, foli për vendimin e saj për t’u larguar nga ekskluziviteti i Scream në një intervistë...

Radar10 orë më herët

“Komisar Dritan Lame më rrahu” – Rrëfehet Nuredin Dumani: I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra…

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë...

Radar1 ditë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix1 ditë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix1 ditë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar1 ditë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix1 ditë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Facebook