Lidhu me ne

Radar

Dhimbja e kokës, si ta parandalojmë pa ilaçe, por me ushqime

Nëse keni vazhdimisht dhembje koke nuk do të thotë se doemos duhet të mendoni për ilaçe. Mjekët thonë se, produket natyrale janë ilaçi më i shëndetshëm, veçanërisht për ata që ankohen vazhdimisht për dhembje koke. Sipas “Health magazine”, mangësia e kaliumit, dehidratimi, mungesa e magnezit, mungesa e vitaminës E, B3, B6 apo mungesa me ushqyerje me produkte që përmbajnë Omega 3, janë disa nga faktorët që shtojnë dhembjet e kokës.  Për të parandaluar dhembjet e shpeshta sugjerohen disa ushqime që nuk duhen anashkaluar në tryezat tuaja.

Bajame

Bajamet janë një nga burimet më të rëndësishme të magnezit. Sipas ekspertëve, magnezi është shumë i dobishëm për relaksimin e tensionit që mund të ndikojë në enët e gjakut dhe të shkaktojë dhimbje koke.

Farat e susamit

Farat e susamit janë të pasura me vitaminë E që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe kjo është e dobishme, për të parandaluar dhimbjet e kokës, sidomos ato të vazhdueshmet.

Spinaqi

Spinaqi ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Për të parandaluar dhimbjen, përdorni vazhdimisht gjethe të freskëta spinaqi, në vend të sallatës jeshile për të përgatitur sallatat tuaja.

Banane

Midis burimeve për parandalimin dhe luftimin e dhimbjes së kokës është edhe vitamina B6, e cila është e pranishme tek banane dhe që ndihmon në rritjen e nivelit të serotoninës në tru, duke ulur mërzitjen dhe stresin. Kjo ndikon shumë në zvogëlimin e ndjenjës së dhimbjes. Vitamina B6 gjithashtu është e dobishme në parandalimin e lodhjes mendore.

Fara lini

Farat e linit janë të lidhur me përfitime të shumta shëndetësore për shkak të pasurisë së tyre me Omega3. Këto substanca ndihmojnë në luftën kundër migrenave dhe kanë veti shëruese. Këshilla është që të shtoni fara lini tek drithërat e mëngjesit ose tek sallatat dhe supat tuaja.

Specat djegës

Ata që e duan shijen pikante do ta kenë shumë të lehtë pasi specat djegës konsiderohen një ushqim i dobishëm për të luftuar dhimbjen e kokës. Efektet pozitive të specave djegës janë të dobishme jo vetëm në rastin e dhimbjeve të kokës, por edhe për dhimbjet e shpinës ose të dhëmbëve

Misri

Misri është tejet i dobishëm për të parandaluar dhimbjen e kokës falë përmbajtjes së vitaminës B3. Kjo substancë, në fakt, mbështet funksionin e enëve të gjakut, qetëson nervat dhe bën mrekulli për dhimbjet e kokës.

Patate

Dhimbjet e kokës në disa raste shkaktohen nga një mangësi kaliumi. Këshilla është përgatitja e çdo lloj recete me patate që nga forma e puresë deri tek patatet sallatë ose të furrës.

Shalqi

Në shumë raste, shkaqet e dhimbjes së kokës janë nga dehidratimi. Për këtë arsye, mund të jetë e dobishme të konsumoni ushqime të pasura me ujë, siç është shalqini. Uji natyral i pranishëm tek fruta dhe perime, si përmban minerale esenciale si magnez për parandalimin e dhimbjeve të kokës

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime8 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix9 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix9 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix9 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore9 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar10 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook