Lidhu me ne

Gatime

Hirra, kura magjike për shumë sëmundje!

Hirra, kura magjike për shumë sëmundje!

Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intenzivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga ndonjë sëmundje.

Nëse në shtëpi bëni djathë, kefir apo kos dhe e hidhni lëngun që mbetet pas kullimit, mos e bëni më atë, sepse hirra është një ilaç i lashtë që e ka rekomanduar vetë Hipokrati. Është menduar se norvegjezet e kanë lëkurën e mrekullueshme falë vetëm kësaj pije.

Për shkak të ngjashmërisë me qumështin e gjirit, mund të përdoret si zëvendësim për qumështin në ushqimin e foshnjave. Hirra në formën origjinale është një lëng që përmban më pak se 1 për qind proteina dhe mbi 93 për qind ujë.

Hirra, kura magjike për shumë sëmundje!

Përbërësit e saj kryesorë janë kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, kobalti, mangani, molibdeni, vitaminat, enzimat e vlefshme dhe aminoacidet. Njëqind gram hirrë përmban vetëm 26 kalori, për këtë është veçanërisht e përshtatshme për humbje peshe.

Hirra është një pastrues i fuqishëm i mëlçisë, kurse mëlçia e pastër është çelësi për shëndet të mirë. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e mëlçisë, pini rregullisht hirrë. Përmban beta-lactoglobulinë, e cila e furnizon organizmin me aminoacide të quajtura BCAA, të cilët ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme te sëmundjet e avancuara të mëlçisë.

Hirra, kura magjike për shumë sëmundje!

Ekspertët konfirmojnë se pacientët me cerozë kur plotësimin me BCAA ju ndihmon të jetojnë më gjatë dhe më mirë. Ajo përmban edhe alfa-lactalbumin, e cila ka shumë triptofan aminoacid esencial të njohur për rregullimin e gjumit dhe përmirësimin e disponimit.

Është e pasur me imunoglobulinë dhe lyzozome, të cilat forcojnë imunitetin, që është shumë e dobishme te hepatiti kronik. Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intensivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda. Është e pasur me elektrolite, hidraton shkëlqyeshëm trupin, jep më shumë energji dhe është shumë më e përshtatshme se sa pijet energjetike./Marrë nga Instagrami i dietologes Anila Kalleshi

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Kur është periudha më e mirë e vitit për të bërë botoks?

Periudha më e mirë për të bërë botox varet nga qëllimet dhe nevojat personale, por në përgjithësi, disa faktorë mund...

Mix15 orë më herët

Jamie Foxx goditet me gotë qelqi në gojë në restorant

Aktori dhe fituesi i çmimit Oscar, Jamie Foxx, po e rimerr veten pas një incidenti që ndodhi gjatë një darke...

Mix15 orë më herët

Elon Musk do të ndërtojë një tunel që lidh Britaninë me New Yorkun për 54 minuta

Një tunel nënujor hipersonik që mund të lidhë Londrën dhe Nju Jorkun, duke arritur shpejtësi deri në 4800 km/h, është...

Mix15 orë më herët

Ëndrrat me një person të vdekur: çdo herë që ndodh ka një kuptim

“Jemi bërë prej të njëjtës lëndë si ëndrrat”, shkruante dramaturgu i madh William Shakespeare. Si ato me sy hapur, që na...

Mix16 orë më herët

Selena Gomez i përgjigjet kritikave për spanjishten e saj në ‘Emilia Pérez’

Selena Gomez, Zoe Saldaña dhe Karla Sofía Gascón janë protagonistet e filmit Emilia Pérez, që do të shfaqet në kinema...

Mix16 orë më herët

Luksemburgu është i vetmi vend në Europë ku gratë paguhen më shumë se burrat

Hendeku gjinor në paga përfshin shumë më tepër sesa thjesht barazinë e pagave për punë të njëjtë. Gratë në Europë...

Mix16 orë më herët

Horoskopi javor i karrierës

Dashi: Këtë javë, forca juaj kryesore do të jetë aftësia për të duruar dhe për të gjetur mënyra për të...

Mix16 orë më herët

Si po ndryshon Google me inteligjencën artificiale?

Google ka bërë investime shumë-milionë dollarëshe në themelimin, infrastrukturën e internetit dhe energjinë e pastër. Por sfida më e madhe...

Mix16 orë më herët

Mos e kurseni kremin e diellit: Sa, kur dhe si ta përdorni

Australia, një nga vendet me normat më të larta të kancerit të lëkurës në botë, zbulon se vetëm dy në...

Mix17 orë më herët

Kafe apo makiato?/ Shkenca i jep fund dilemës, ja cilën duhet të zgjidhni

Foto ilustruese Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në botë dhe në vendin tonë gjithashtu. Për disa...

Facebook