Kioske
Shtatëmbëdhjetë mijë veteranët që nuk luftuan kurrë
Koha Ditore shkruan për dy listat e Agim Çekut që flasin për shifra të ndryshme të veteranëve.
Listën e parë me 13 mijë veteranë Çeku ia ka dorëzuar KFOR-it më 1999. Të dytën me mbi 30 mijë veteranë ia ka prezantuar publikut më 2015.
Të dyja janë prezantuar si të vërteta. Në listën që Çeku ia kishte dorëzuar KFOR-it thuhet se Shtabi i Përgjithshëm kishte 39 pjesëtarë, Zona Operative e Drenicës – 2.611.
Ajo e Pashtrikut – 1.715. Zona e Dukagjinit kishte gjithsej 1.537 pjesëtarë. Ajo e Shalës – 1.253. E Llapit – 4.523. Zona e Nerodimes kishte 1.253. Ajo e Karadakut kishte veç 347 pjesëtarë. Batalioni 1/60 kishte 110, derisa Qendra Shkollore kishte 30 pjesëtarë. Brigada 200 e Logjistikës kishte 40.
Me verifikim numri i veteranëve kalon 30 mijë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu