Kryesore
13 milionë rubla
Qeveria ruse ka zbuluar se do të shpenzojë 13 milionë rubla këtë vit për të ruajtur trupin e balsamosur të Leninit.
Kjo është një shumë e barabartë me 200 mijë dollarë.
Shuma u publikua në faqen e prokurimeve shtetërore.
Ajo thekson se kjo shumë përdoret për të ruajtur trupin e Leninit në “kushte të ngjashme me jetën”.
Një laborator e kryen rregullisht procedurën biomjekësore të ruajtjes dhe riparimit të trupit të Leninit që kur u ekspozua për herë të parë në publik në Sheshin e Kuq të Moskës në vitin 1924.
Në vitet post-sovjetike, ka pasur shpesh thirrje që trupi i Leninit të varroset.
Një sondazh i fundit zbuloi se 62 përqind e rusëve duan që trupi i tij të varroset.
Lajmi për kostot e mirëmbajtjes së trupit të Leninit është pritur në mënyra të ndryshme në mediat sociale.
Disa thonë se vetë Lenini do ishte kundër trajtimit të tij si një idhull.
Të tjerë sugjerojnë me ironi se komunistët shpresojnë të klonojnë liderin bolshevik nëse do kthehen ndonjëherë në pushtet.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu