Kryesore
Korrupsioni në Shqipëri i përhapur në të gjithë qeverinë, kryesojnë drejtësia dhe shëndetësia
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2015. Në raport theksohet se shqetësimi kryesor në Shqipëri mbetet shtrirja e korrupsionin në të gjithë qeverinë dhe institucionet e tjera vartëse.
Sistemi i drejtësisë dhe ai shëndetësisë konsiderohet si dy sektorët më problematik, ku korrpisioni kap shifrat më të larta. Në raport thuhet se nuk ka pasur raste të dënimit të zyrtarëve të lartë, ndonëse denoncimet nuk kanë munguar.
Të tjera probleme sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut evidentohen në dhunën policore që ushtrohet ndaj të ndaluarve, apo punën e papaguar që kryehet nga policët për orët shtesë.
Sa i përket rikthimit të tokave te ish-pronarët, Departamenti Amerikan i Shtetit shprehet se shumë pak është bërë në këtë drejtim nga ana e qeverisë.
Dhuna ndaj fëmijëve, liria e shtypit, diskriminimi i komuniteteve rome dhe egjiptiane, trafikimi i njerëzve apo martesat në moshë të re janë disa nga shqetësimet e tjera që janë listuar në raport.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu