Aktualitet
Kokëdhima: Janë 200 kontrata dhe rreth 2 mld dollarë që u vidhen shqiptarëve me koncesione dhe PPP
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, duke iu referuar raportit për pagesën e koncesioneve dhe të PPP-ve në raport me GDP-në, deklaroi se qenia e Shqipëria në vend të parë në Europë është një fakt tjetër që shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Ai deklaroi se janë 200 kontrata që nuk zhbëhen dot dhe rreth dy miliardë dollarë, gjaku dhe mundi i shqiptarëve, që ndahen mes zyrtarëve të korruptuar dhe një grushti oligarkësh.
Reagimi
Një fakt tjetër që shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Jemi në vendin e parë në Europë për pagesat që u bëhen koncesioneve dhe PPP-ve në raport me GDP-në. Kemi 20 vite që paguajmë për klientët e qeverive dhe do të vazhdojmë t’i shlyejmë edhe 20 të tjera. Janë 200 kontrata që nuk zhbëhen dot dhe rreth dy miliardë dollarë, gjaku dhe mundi i shqiptarëve, që ndahen mes zyrtarëve të korruptuar dhe një grushti oligarkësh.
Ky është njëri nga shkaqet pse shqiptarët varfërohen përditë e më shumë dhe e kërkojnë shpëtimin te largimi nga vendi.