Radar
U tha se është me Aleksia Peleshin, por Romeo filmohet duke u puthur me një bionde në Barclonë
Dje në media qarkulloi lajmi se Aleksia Peleshi – vajza e Ministrit të Mbrojtes, Niko Peleshit – po kalonte pushimet në Spanjë bashkë me Romeon, me të cilin ka pasur një lidhje. Të dy hodhën foto nga Barcelona por nuk ishte e qartë nëse ishin bashkë pasi në fakt Aleksia jeton mes Barcelonës dhe Tiranës.
Por mesa duket lidhja e tyre paska përfunduar. Revista Who ka publikuar një video ku Romeo shihet duke u puthur me një bionde në rrugët e Barcelonës.
Nuk mungojnë dyshimet se ai mund të jetë Donaldi por nëse shohim në story-t e tyre në Instagram, Romeo mban të njëjtën veshje me të cilën është kapur në video dhe një tjetër tipar dallues mes binjakëve është mungesa e tatuazheve në këmbët e Romeos.