Lidhu me ne

Aktualitet

Një politikan i përgjegjshëm nuk i shkon pas me kovë një ambasadori për t’ia ujitur pemët propagandistike.

Enver Robelli: Vilajeti i Tiranës dhe 251 pemët propagandistike turke

Pushteti “socialist” i Tiranës bashkë me ambasadorin turk dhe agjencinë turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) paskan mbjellë në Tiranë 251 pemë “në kujtim të dëshmorëve të 15 korrikut në Turqi”. Bëhet fjalë për njerëzit që u vranë gjatë tentimit për grusht shteti në Turqi pesë vjet më parë. Rrethanat e kësaj ngjarjeje nuk janë sqaruar ende, sepse një hetim të pavarur e pengon pushteti i atjeshëm. Vetë presidenti turk atëbotë pati thënë se përpjekja për puç ishte “dhuratë e Allahut”.

Që nga atëherë Turqia është shndërruar në shtet autoritar, mijëra njerëz mbahen në burg me akuza të dyshimta apo të fabrikuara, drejtësia e ka humbur paanësinë dhe pavarësinë, janë dënuar 4900 veta, prej tyre 3000 me burgim të përjetshëm, dhjetëra njerëz janë kidnapuar në botën e jashtme nga shërbimi sekret turk (si në rastin e Kosovës).

erdogan rama - PrizrenPress - Portal informativ

Sigurisht që mes të dënuarve ka të tillë që janë fajtorë, por vala e represionit nuk është e justifikueshme. Pastaj çështja e grushtit të shtetit në Turqi është çështje e politikës së brendshme turke dhe aty nuk duhet të përzihet politika shqiptare, duke u bërë vasale e pushtetit aktual në Ankara. Në vitin 2019 kryetari i Tiranës lejoi vendosjen e “një pllake përkujtimore” për “dëshmorët” e Erdoanit. Sjelljet gjunjëzuese të Erion Veliajt ndaj Turqisë janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të dëmshme për Shqipërinë dhe kryeqytetin shqiptar.

Një politikan i përgjegjshëm nuk i shkon pas me kovë një ambasadori për t’ia ujitur pemët propagandistike. Politikanët e përgjegjshëm kujdesen që të mos përdhoset dinjiteti nacional dhe kryeqyteti të mos trajtohet si një Vilajet postosman. Është shqetësuese që këto veprime të bajraktarit të Tiranës nuk ngjallin protesta nga mediat, nga shoqëria civile, nga opozita, nga institucionet e dijes dhe nga intelektualët shqiptarë. Kjo heshtje ka ndikuar që sundimtarët turq ta trajtojnë Tiranën si “bahçe të babës”.

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar17 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix21 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix21 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook