Lidhu me ne

Kioske

Fushata e Bashës, përparësitë dhe pengesat e rënda

ARTUR ZHEJI

Në fushatën zgjedhore që u parapriu zgjedhjeve politike të 25 prillit 2021, Lulzim Basha kishte disa përparësi të thekshme dhe po aq, pengesa të rënda, që më pas u vërtetuan si “pengesa shumë të rënda”.

Le ta fillojmë nga “pengesat”, ose duke ndjekur kuptimin e thellë të kësaj fjale, është mirë të analizohen pikat kyçe, ku u “pengua” fitorja e kësaj fushate. Së pari, moskontrolli i territorit, që lidhet me mungesën e madhe që krijuan “Bashkitë rozë”, në të vërtetë, kështjella agresive dhe luftarake të kundërshtarit, të cilat fabrikonin punësime apo lehtësira lokale, duke krijuar qindra e mijëra favours, të cilat nuk kishin kurrfarë lidhjeje me sfondin politik të betejës së madhe.

Porse, ishin shumë të rëndësishme këto, në “përkujdesjen tringëlluese” të familjeve influente të qytezave apo komunave shqiptare, sipas raporteve 3D të patronazhistëve të kudondodhur. Së dyti, e ndoshta edhe së pari, bindja e rreme se PD nuk mund të jetë kurrë forcë dominante politike në Shqipëri, pa një a më shumë aleanca me forca dhe parti të tjera.

Basha ishte nën një trysni të madhe të atyre që i shkruanin në sulme publike apo i pëshpëritnin në vesh se ai, Basha “Nuk dinte apo nuk donte të fitonte!”. Në peshën e kësaj, Basha e lëshoi dorën me aleatët, duke iu dhënë mundësira përtej meritave të tyre reale. Në të vërtetë, “aleancat” dhe aleatët patën një performancë të trishtueshme në çdo nivel, duke mos shtuar asgjë të rëndësishme në rezultatin final…

Së treti, në radhën e “pengesave” u shfaq “nostalgjia berishiste” e një pjese të madhe të demokratëve, që krijon pa dashje dhe pa baza një frikë “të revanshit që po vjen”, që e holloi mjaftueshëm pjesën gri të votuesve pranë Partisë Demokratike. Në të vërtetë, lista është shumë më e gjatë, por edhe kaq ishte mjaftueshmërisht “penguese”, duke krijuar te PD “pengun” se këto ishin pengesa edhe të kapërcyeshme, edhe jo.

Mirëpo, “fushata Basha” ishte edhe e nurshme, edhe goditëse, edhe pozitiviste. 1. E nurshme, sepse ishte më së shumti “për ndryshim”, e pra, “propozonte” dhe nuk konservonte, siç ishte Rama i detyruar të bënte në thelb të fushatës së tij. E nurshme, edhe sepse “Fushata e Bashës” nuk ra asnjëherë në grackat negativiste, provokuese dhe diversioniste që i përgatiste kundërshtari politik, më aktiv se kurrë. Basha në këtë fushatë 2021 ndërpreu krejtësisht në formë pikëlidhjet me “atin” politik, duke forcuar ndjeshëm “stilin” e tij.

2. Goditëse, sepse ishte mjaft afër “popullit”, pa u shndërruar në një fushatë populiste të rëndomtë. Në të vërtetë, “klasi” i komunikimit apo “klasi” i sjelljes publike, pavarësisht pasionit të fortë dhe të drejtpërdrejtë, ky “klas” dhe kjo finesë nuk u komprometua asnjëherë. Duke ndenjur rrezikshmërisht përballë shtjellave nevrotike dhe jo rrallë “simpatike” të fushatizmit, me ngjyra të kërkuara rurale dhe populloriste të Ramës.

3. Fushata e Bashës ishte pozitiviste, sepse linte të nënkuptohej “kapërcimi” i hakmarrjes politike dhe aq më tepër i hak- marrjes sociale (tradicionale në Shqipëri) dhe nuk linte të keqkuptohej që, përtej demokratëve dhe socialistëve, kishte edhe një “popull” të tretë që ishin: shqiptarët. Kjo që po shkruaj është në të vërtetë vetëm një “cekje” e asaj çfarë politikisht ndodhi në vigjilje të 25 prillit që kaluam.

Dhe më rezulton se njeriu që kësaj radhe e mori shumë seriozisht “dukurinë Basha”, ishte i pari i të gjithëve, Rama. Në qoftë se edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm do të bënin të njëjtën gjë, rezultati zgjedhor do të mund të ishte i ndryshëm… Por, ky është një “rrëfim” tjetër.

* Parathënie e librit “Zgjedhje të pazakonshme & Thyerje të dialektikës” e shtëpisë botuese “UET Press”

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia – Ushqimet që ju Duhen

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të anemisë. Ajo ndodh për shkak se organet jetësore nuk marrin mjaftueshëm...

Mix12 orë më herët

Mosha normale kur fëmija fillon të flasë, këto janë rastet kur duhet të shqetesoheni

Bëhet fjalë për dembelizëm apo kemi të bëjmë me një problem në zhvillimin e fëmijës? Kjo është pyetja që prindërit...

Mix12 orë më herët

5 arsye të forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit!

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej...

Letersi15 orë më herët

“Ç’ke në xhep, t’i marrin hop; ç’ke në tru, s’ti marrin dot”, 40 fjalë të urta shqiptare

Dy burra mund ta prishin kuvendin: njëri që di dhe nuk flet dhe tjetri që s’di dhe flet. Nuk sheh...

Kioske16 orë më herët

Në këtë vend Arroganca është sport kombëtar

Lutfi Dervishi  Është një vend Ku njerëzit janë: Arrogant në ecje Arrogant në sjellje Arrogant në komunikim Arrogant në vjedhje...

Radar16 orë më herët

Po kur te “arrestohen” të gjithë?

Lutfi Dervishi  Po kur te “arrestohen” të gjithë? Një sqarim për portalet që arrestuan sot një aktor Policia të ndalon...

Mix18 orë më herët

Seks për herë të parë? Ja çfarë duhet të dish!

Nëse po mendon të bësh seks për herë të parë, është krejtësisht normale të ndihesh pak nervoz/e, por edhe i/e...

Mix18 orë më herët

Çfarë thoshte dikur Parashqevi Simaku për ish burrin, Robertin, mbiemrin e të cilit e mban akoma

Në historinë e ditëve të fundit të Parashqevi Simakut ka dalë në skenë edhe ish bashkëshorti i saj amerikan që...

Mix18 orë më herët

Google zbulon termat më të kërkuar për vitin 2024

Sipas raportit të Vitit nga Google, bota po shfletonte në internet për lajme rreth zgjedhjeve në SHBA, versionet më të...

Kryesore18 orë më herët

Berisha: Në rikthimin e tretë timin mundësojmë vajtjen pa viza në SHBA e anëtarësim në BE

Kreu i PD-së Berisha ka premtuar se nën qeverisjen e tij do mundësohet vajtja pa viza në SHBA si dhe...

Facebook