Lidhu me ne

Aktualitet

Rama firmos 2 leje ndërtimi për rezortet e Samir Manes në Himarë. Oligarkëve iu dhuron edhe Tunelin e Llogarasë

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi këtë javë një listë të gjatë me vendime që japin leje ndërtimi apo zhvillimi në disa projekte të rëndësishme qoftë në infrastrukture, energji apo turizëm.

Në listën e publikuar të KKT rezulton të jetë dhënë leja e ndërtimit për Tunelin e Llogorasë, një projekt që është në fazë prokurimi dhe për të cilin afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 28 korriku. Tuneli i Llogorasë është një nga projektet e kushtueshme infrastrukturore të hapur nga qeveria këtë vit me një fond limit mbi 18 miliardë lekë.

Një tjetër vendim që bie në sy është leja e ndërtimit për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Ky i fundit më herët përmes shoqërisë Karavasta Solar pjesë e Voltalia mori lejen e zhvillimit. Me një kapacitet të instaluar 140MË parku do të shtrihet në një sipërfaqe 210 Ha nga ku 196 janë për vendosje panelesh. Kompania në një dokument të sajin parashikonte re muaj punime për të bërë gati terrenin dhe 8 muaj për të përfunduar komplet investimin. Një tjetër projekt infrastrukturor që ka marrë lejë zhvillimi është ai për rishikimin e projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës nga Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

KKT miratoi edhe një listë të gjatë për projekte hotelesh, resortesh dhe vilash në bregdet. Të tilla janë leja e zhvillimit për Green Coast Hotel të Samir Manes, apo ajo për resortin turistik Green Coast 3, që do të jetë i treti që shoqëria Grean Coast do të ndërtojë në zonën e Himarës.

Po kështu është miratuar edhe leja e ndërtimit për Kakome Bay, një projekt që ka vite që lakohet apo Cape of Rodon që ndodhet në zonën e Ishmit në Durrës.

Në Himarë është dhënë leja e ndërtimit për për objektin: “Kompleks turistik me Vila”, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Investment Group” sh.p.k. Një tjetër leje zhvillimi është dhënë për objektin: “Objekt hoteleri, shërbime dhe pishinë, Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bega-07” sh.p.k.

Është dhënë dhe leja e zhvillimit për vijimin e Unazës: “Rikualifikim i Unazës Lindore për Lotet 4, 5, 6”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Lejet e miratuara nga KKT në 13 korrik 2021

1.Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i godinës shumëfunksionale për AFA”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues Repartin Ushtarak Nr. 6630.
Leje Zhvillimi për objektin: “Rikualifikim i Unazës Lindore për Lotet 4, 5, 6”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Leje Zhvillimi për objektin: “Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës nga Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Leje Ndërtimi për objektin: “Qendra Maria Mazzarello”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Shtëpia Rregulltare e Bashkisë Instituti Maria Ndihmëtare.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Parku fotovoltaik Karavastasa”, me vendndodhje ne Bashkinë Divjakë dhe Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Karavasta Solar” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Cape of Rodon”, me vendndodhje në Ishëm, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Premium Finance Invest” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi, hotelerie dhe shërbimesh, Bashkia Sarandë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “TA-DIN” sh.p.k dhe Eirflai sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel SPA me 4 yje”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z. Xhemal Myrta.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kakome Bay Resort, Bashkia Himarë”, me zhvillues shoqëritë “Riviera Kakome” sh.p.k, “AgiKons” sh.p.k dhe Z. Dritan Çelaj.
Leje Zhvillimi për objektin: “Resorti Turistik “Green Coast 3”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aqua Marin” sh.p.k.
Leje zhvillimi për objektin: “Green Coast Hotel”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Panorama Hilltop Retreat”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Mega Konstruksion” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik me Vila”, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Investment Group” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt hoteleri, shërbime dhe pishinë, Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bega-07” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “4 Objekte banimi”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aliraj & K” sh.p.k dhe Znj. Rezarta Dumani.
Leje Zhvillimi për objektin: “2 Banesa individuale dhe pishinë”, me vendodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Z. Genci Goga.
Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi”, me vendndodhje në Potam, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Beton E G Fier” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë e objektit ekzistues Bar– Restorant-Hotel “Paradise Beach”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Selmani” sh.p.k.
Për një ndryshim në Lejen e Zhvillimit për objektin: “Terminali i Autobuzave Korçë”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë, me zhvillues “Korsel” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Bar Restorant “Zazu”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “HUS 3” sh.p.k.

MË TEPËR

Mix10 minuta më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore15 minuta më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar54 minuta më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix18 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix18 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix20 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix20 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix21 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar24 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar24 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Facebook