Lidhu me ne

Kritike

Misioni i SPAK, hetimi i politikanëve dhe jo specialistëve




|       Ylli Manjani

Sa për kujtesë. SPAK u krijua për të goditur korrupsionin në nivele të larta vendimmarrëse dhe jo për specialistë e drejtorë prokurimesh. As për të hetuar rregullshmërinë e kryerjes së detyrës nga zyrtarë jo politikë.

Këto detyra i kryen, siç i ka bërë prokuroria e zakonshme. Investimi i SPAK në çështje si kjo e Lushnjës apo e qendrës së prokurimeve të përqendruara është humbje kohe për këtë strukturë. Është një mbingarkesë e panevojshme.

Ashtu siç është një mënyrë për të bërë të harrohet qëllimi i vërtetë i SPAK: goditja e politikanëve të korruptuar. Duke u marrë me çështje rutinë, SPAK realisht edhe po të dojë nuk ka kohë fizike të shkojë te politikanët që marrin vendime 100 herë më abuzive sesa çdo komision tenderi.

Fjala vjen Teatri dhe Bechetti, apo koncensionet, PPP e kontratat e shërbimeve të lidhura pa garë fare janë shumë më të kushtueshme sesa disa shkelje ligjërisht të debatueshme gjithsesi, të procedurave të prokurimit me garë.

Në një procedurë prokurimi të hapur verifikimi i ligjshmërisë është shumë i thjeshtë. Mjafton të analizosh çmimin në raport me ofertat dhe çmimet e tregut; procedurën e ndjekur dhe një ide e krijon shumë shpejt.

Ndaj për këtë nuk na duhej SPAK. Ky i fundit na duhej për ato raste kur s’ka proces fare dhe mundësisht për korrupsion të kapur në flagrancë…

Hetimi i politikanëve është misioni, jo i specialistëve! Hetimi i trafikantëve e jo i shoferëve të kamionëve…
SPAK nuk mund të krenohet me raste rutinë,por me raste të mëdha.

***
Kjo kujtesë vlen edhe për entuziazmin koti të zonjës Kim, që mendon se që kur ka ardhur ajo në Shqipëri u shpik arresti me burg…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar17 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook