Lidhu me ne

Sport

Futbollisti më i mirë i çdo dekade…

RICARDO ZAMORA 1920-1930

Për shumë veta konsiderohet futbollisti i parë mediatik i historisë. Portieri legjendar spanjoll pati fatin të luajë për gjigandët spanjollë; Realin, Barcelonën dhe klubin tjetër katalan Espanjolin.

GIUSEPPSE MEAZZA 1930-1940

Kampion i dyfishtë bote, në dy raste njëri pas tjetrit me Italinë, 1934 dhe 1938. Kapiten i kombëtares dhe legjendë e Interit ku luajti 13 sezone. Luajti dhe në rradhët e rivalëve të qytetit, tek Milani, prandaj dhe stadiumi i përbashkët mban emrin e tij…

STANLEY MATTHEWS 1940-1950

Anglezi Sir Stanley Matthews pati një karrierë shumë të gjatë. U bë Topi i parë i Artë në vitin 1956. Nga 1932-1947 veshi fanellën e Stok Sitit. Luajti dy botërorë me Anglinë. Vari këpucët në gozhdë në 1965ën në moshën 50 vjeçare.

DI STEFANO 1950-1960

Mund të cilësohet si një legjendë çdo detaj i karrierës së tij. Di Stefanon e konsiderojnë shumë si më të madhin e historisë pasi ishte i pari që e bëri Real Madridin ekipin që është sot, duke e ndihmuar të fitojë 5 Champions rradhazi, duke dominuar Evropën e futbollit në vitet 50’-60’.

PELE 1960-1970

Nuk mund të ishte askush tjetër veç atij, Pelesë. Si për shumë të tjerë në këtë listë ka miliona në mbarë botën që e konsiderojnë si më të mirin e të gjitha kohërave. Legjendë si me Santosin në Brazil dhe me Brazilin në kombëtare. 17 vjeç fiton Botërorin si protagonist. I vetmi në botë që ka fituar 3 Botërorë 1958, 1962 dhe 1970.

JOHAN CRUYFF 1970-1980

E vështirë të shkëlqesh pas epokës së Pelesë, por Johan Krojf ia doli. U bë një ndër më magjikët e botës së futbollit me teknikën dhe trurin e tij. Holandezi fluturues luajti finalen e Kupës së Botës me Holandën 1974. Protagonist thelbësor me Ajaksin e madh të viteve 70’. Më pas legjenda e përjetshme e Barcelonës, si lojtar dhe më pas si trajner. Më i madhi i kësaj dekade pa as më të voglin dyshim.

MARADONA 1980-1990

Të zgjedhësh më të mirin e viteve 80 është lojë fëmijësh për secilin. Maradona ishte i paarritshëm në atë dekadë. Legjendë e Boca Juniorsit dhe e Argjentinës. Por mbi të gjitha zgjoi Vezuvin nga gjumi, Napolin e zemrës që e shpalli kampion Italie dy herë, pas një aventure me Barcelonën.

RONALDO 1990-2000

Të zgjedhësh më të mirin e viteve 90’ është mision i komplikuar sepse ishte periudha që i dha futbollit më së shumti yje dhe talent. Mes tyre ishte njëri që i bëri njerëzit të dashuroheshin me rolin e 9-shit në futboll, Ronaldo fenomeni. E mahniti botën me potencën, driblimin dhe golat e tij tek PSV, Barça, Interi dhe Reali, para se me Brazilin të fitonte dy Botërorë, 1994 dhe 2002, pasi atë të 1998-ës e humbi në finale ndaj Francës.

ZINEDIN ZIDANE 2000-2010

Finalen e 1998-ës e humbi Ronaldo por e fitoi Zinedin Zidan, ylli algjerian i Francës që mbretëroi nga ajo kohë deri në finalen e Kupës së Botës 2006. Me Juven dhe Realin ai i tregoi botës se futbolli luhet me tru më shumë se me musjkuj. Spektakolar me topin sidomos në ajër, koordinimi në distanca të largëta ishte ai i një gjeniu. Një tjetër i madh i këqsaj epoke ishte Ronaldinjo, megjithatë Zidan pati më shumë vite produktivitet sesa Ronaldinjo, pasi talent kishin të dy.

MESSI/ KRISTIANO RONALDO 2010-2020

Dueli mes Mesit dhe Ronaldos është ndoshta debati më i madh në historinë e futbollit, kush ishte më i miri? Kanë ndarë skenën bashkë për 15 vite, statistikat i kanë dhëmbë më dhëmbë, mbretërimin po ashtu. Messi një katalanas i përjetshëm, Ronaldo një yll me Junajtidin, Realin dhe Juventusin. Të pandashëm, zgjidheni ju.

Burimi / TIRANA TODAY SPORT

MË TEPËR

Mix58 minuta më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime1 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix2 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix2 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix3 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore3 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar3 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix20 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix20 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix22 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook