Radar
Berisha i kthehet 1997: Ja pse vendosa të hap depot e armëve
Për herë të parë publikisht, ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një dalje mediatike ekskluzive me gazetarin Berat Buzhala në Kosovë thotë se depot e armëve në Shqipëri në vitin 1997 janë hapur qëllimisht dhe për dy arsye. Sipas Berishës arsyet ishin, e para për të furnizuar Kosovën me armë dhe e dyta që të mos kishte një qytet kundër një tjetri, që mund të ishte i paarmatosur.
“E kam thënë edhë më parë”- tha Berisha, duke argumentuar hapjen e depove të armëve në Shqipëri, duke vënë në dukje se kjo ka ndodhur pasi ai ka rënë nga pushteti.
Por, nuk është ndalur me kaq. Berisha vijoi akuzat ndaj Thaçit, ndërsa mohoi çdo takim me Millosheviçin. Ish-kryeministri deklaroi se është një ndër tre personat që e ka shpallur “non grata” Sllobodan Millosheviçin.