Aktualitet
Ka ardhur koha që ata që i kërkuan Saliut hapjen e kutive
Nisur nga publikimi i një video që tregonte se në disa qendra u votua më shumë se një herë nga i njëjti person në referendumin e Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi u kujtoi socialistëve grevën e urisë në 2009-ën për hapjen e kutive duke thënë se janë po ata që kanë mbushur kutitë këtë radhë për të shpallur Edi ramën fitues të referendumit. “Ka ardhur koha që ata që i kërkuan Saliut hapjen e kutive dhe shkuan në grevë urie. kanë bërë të njëjtën gjë, kanë mbushur kutitë si Saliu. Sot kryetar bashkish apo kolegë të mitë kanë shkuar për të trukuar imazhin e Edi ramës për të marrë një mandat të grabitur.Vesi i trukimit të votave i eleminimit të garës është një ves i Rilindjes, një aksident që ka shumë mënyra për ta shmangur”-ka theksuar Blushi. Deputeti socialist tha se ka çështje të tjera për të cilat Partia Socialiste mund t’i thërrasë shqiptarët në referendum. “Meqënëse shkuam për një gjë pa kuptim në referendum, pse nuk u japim mundësi shqiptarëve të shprehen cfarë drejtësi duhet. Kjo është një arsye për të bërë referendum”-theksoi Blushi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu