Radar
11 kuriozitete shumë interesante për Richard Benson, njeriun e parë që shkon në hapësirë me raketën e tij!
Më 11 korrik, Richard Branson u bë personi i parë që shkon në hapësirë si pjesë e bordit të një rakete që ai vetë ndihmoi të financonte. Avioni hapësinor supersonik i zhvilluar nga kompania e tij, Virgin Galactic, çoi në hapësirë Branson, trë anëtarët e ekuipazhit, Beth Moses, Colin Bennett dhe Sirisha Bandla dhe pilotët Dave Mackay dhe Michael Masucci. “SpaceShipTwo” – ka kaluar dy dekada në zhvillim, përpara se të shkonte rreth 15.240 metra në ajër.
Në një video postuar nga kompania e tij, Branson thotë:
“Për të gjithë ju fëmijë aty poshtë, unë isha dikur fëmijë me një ëndërr. Shihja lart drejt yjeve. Tani, jam një i rritur në një anije kozmike me shumë të rritur të tjerë të mrekullueshëm duke parë poshtë Tokën tonë të bukur. Për brezin e ëndërrimtarëve të radhës, nëse ne mund të bëjmë këtë, imagjinoni çfarë mund të bëni ju.”
Kush është Richard Branson? Dikush që la shkollën në mes, nisi sipërmarrjen e tij të parë në moshën 15 vjeçare, një revistë shkollore dhe sot, një sipërmarrës britanik, miliarder dhe i suksesshëm! Ja ç’duhet të dini për të:
1. Richard Branson lindi në 1950, 18 korrik në Mbretërinë e Bashkuar. Nëna e tij ishte stjuardesë me British South American Airways.
2. Pasi braktisi shkollën, Branson filloi sipërmarrjen e tij të parë të biznesit në moshën 15 vjeç, e cila ishte një revistë shkollore.
3. Në moshën 20 vjeçare, ai filloi kompaninë e tij Virgin, e cila tani operon më shumë se 40 ndërmarrje në pesë kontinente.
4. Virgin Records që ai nisi në 1973 përfaqësonte Sex Pistols, Rolling Stones, Janet Jackson, Smashing Pumpkins dhe Spice Girls. Në vitin 1992, ai shiti Virgin Records për 1 miliard dollarë.
5. Në 1978, Richard Branson bleu ishullin Necker në Karaibe për 180,000 dollarë me kusht që ai të ndërtonte një vendpushim (resort) brenda katër vjetësh.
6. Linjat ajrore Virgin Atlantic u lançuan në vitin 1984. Një vit më vonë, ai bëri përpjekjen e tij të parë për të bërë anijen më të shpejtë ndonjëherë që kalon Atlantikun, por ajo u përmbys.
7. Shërbime të tjera të sipërmarrjeve të tij përfshijnë: Virgin Cars, Virgin Student, Virginmoney.com, Virgin ëines dhe Virgin Energy.
8. Virgin Galactic u lançua në 2004, megjithëse Richard Branson regjistroi emrin në 1999, sipas space.com.
9. Në vitin 2014, anija kozmike e pasagjerëve të Virgin Galactic u rrëzua gjatë një fluturimi provë, duke vrarë një pilot dhe duke plagosur tjetrin.
10. Përpara testit, Branson kishte vendosur që në fluturimin e parë të ishte ai dhe fëmijët e tij.
11. Kjo është një paraqitje grafike e pasurisë së Bezos dhe Branson. Sidoqoftë, ky i fundit arriti të ishte i pari që shkon në hapësirë me raketën e tij!