Freedom House ka publikuar raportin e saj vjetor mbi vendet në tranzicion. Raporti ka vëzhguar 29 vende të konsideruara në tranzicion demokratik, të gjitha nga Ballkanit, Euroazia dhe Azia Qendrore.
Pikat kryesore të raportit për Shqipërinë janë:
- Shqipëria konsiderohet regjim hibrid, mes autokracisë e demokracisë, që do të thotë se vendi ka institucione të brishta demokratike dhe nuk respekton apo garanton të drejtat politike dhe liritë civile.
- Gjendja e demokracisë në vend është vlerësuar me 4,14 pikë, në një sistem vlerësimi nga 1 në 7—ku 1 tregon nivelin më të lartë të demokracisë dhe 7 nivelin më të ulët.
- Në mënyrë më të detajuar, vlërësimet e raportit për Shqipërinë (në shkallën 1-7) janë:
Qeverisja demokratike në nivel kombëtar 4,5
Proçesi zgjedhor 3,75
Shoqëria civile 3,00
Qeverisja lokale 3,50
Pavarësia e medias 4,25
Pavarësia e drejtësisë 4,75
Korrupsioni 5,25
- Vlerësimi i përgjithshëm për Shqipërinë është i njejtë me atë të vitit 2015, por më i ulët se ai i vitit 2014 dhe 2013.
- Krahasuar me vitin 2015, treguesi i vetëm që ka pësuar përkeqësim është Pavarësia e Medias, nga 4,00 në 2015-ën, në 4,25 në 2016-ën.
- Krahasuar me vitin 2015, treguesi i vetëm që është përmirësuar është proçesi elektoral, nga 4,00 në 2015-ën, në 3,75 në 2016-ën.
- Treguesi më i dobët vazhdon të mbetet korrupsioni.
- Shqipëria dhe Kosova zënë vendin e parë në Ballkan për numrin e lartë të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian.
- Papunësia në Shqipëri është afërsisht 20 për qind, ndërsa papunësia e të rinjve (15-29 vjeç) është 29 për qind.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu