Lidhu me ne

Radar

Kuriozitete / Jeta e Brad Pitt në 24 pika, këputi tendinën e Akilit kur luajti Akilin

Uilliam Bradley Pitt është një aktor dhe producent amerikan. Ai ka marrë shumë çmime dhe nominime duke përfshirë një Academy Aëard si producent me kompaninë e tij Plan B Entertainment. Më poshtë 24 fakte interesante rreth Brad Pitt-it.

  1. Brad Pitt në fillim u njoh si një kauboj në filmin Thelma & Louise.
  2. Rolet e tij të para si protagonist, në prodhime me buxhet të lartë, erdhën me dramën “A River Runs Through It” dhe “Legends of the Fall”, dhe filmi horror “Intervistë me Vampirin”.
  3. Pitt ka luajtur filma të vlerësuar nga kritika si filmi me detektiv “Seven” dhe filmi “12 Monkeys”, ky i fundit i dha atij një Glob të Artë për Aktorin më të Mirë Përkrahës dhe një nominim për Oskar.
  4. Ai ka luajtur në filmin kult “Fight Club” dhe filmat “Ocean’s Eleven” dhe vazhdimet e tij, “Ocean’s Tëelve” dhe “Ocean’s Thirteen”.
  5. Filmat e tij me të ardhura më të mëdha janë “Troy” (Troja), “Mr. & Mrs. Smith” dhe “Lufta Botërore Z”.
  6. Ai mori nominimet e tij të dytë dhe të tretë për Academy Aëard për shfaqjet e tij si protagonist kryesor në “The Curious Case of Benjamin Button” dhe “Moneyball”.
  7. Pitt prodhoi “The Departed” dhe “12 Years a Slave”, të dy fitues të Çmimit të Akademisë si ‘Filmi më i Mirë’, si dhe ‘The Tree of Life’, ‘Moneyball’ dhe ‘The Big Short’, që fituan nominime për ‘Filmin më të Mirë’.
  8. Si një figurë publike, Pitt është cilësuar si një nga njerëzit më me ndikim dhe më të fuqishëm në industrinë amerikane të spektaklit.
  9. Për shumë vite, ai është cilësuar si njeriu më tërheqës në botë nga media të ndryshme dhe jeta e tij personale është subjekt i një publiciteti të gjerë.
  10. I divorcuar nga aktorja Jennifer Aniston pas pesë vitesh martesë, ai u martua me aktoren Angelina Jolie në 2014-ën. Në 2016-ën, Jolie bëri kërkesë për divorc nga Pitt.
  11. Në shkollën e mesme Kickapoo, Pitt ka qenë i përfshirë në sporte, debate, qeveri studentësh dhe muzikalë shkollorë.
  12. Ai vazhdoi shkollimin në Shkollën e Gazetarisë në Universitetin e Misurit, duke u përqëndruar tek reklamimi, por më pas vendosi të hiqte dorë përpara se të provonte fatin në Hollivud.
  13. Para se të bëhej aktor i famshëm, ai e mbante veten duke sjellë vërdallë striptistë me limuzina, duke transportuar frigoriferë dhe duke u veshur si një pulë gjigante kur punonte për rrjetin e restoranteve “El Pollo Loco” (Pula e çmendur).
  14. Teksa po përpiqej të vendosej në Los Angeles, Pitt mori mësime nga mësuesi i aktrimit Roy London.
  15. Ai bleu një pallat në Kaliforninë Jugore nga aktorja që luan Elvirën tek Zonja e Errësirës. Thuhet se pagoi 1.7 milion dollarë për shtëpinë. Rezidenca është e mbushur me sende antike dhe ka pamjen e një shtëpie vampirësh.
  16. Ai u tregoi prindërve të tij skenën e djegies kimike për t’i bërë që të mos shikonin filmin ‘Fight Club’.
  17. Pitt kapi formën pasi mori mbi 9 kilogramë muskul për filmin Troja.
  18. Ai tha se filmat e tij të preferuar janë “Planeti i Majmunëve” dhe “Ethet e Natës së të Shtunës”.
  19. Athena Rolando, një 19 vjeçare, hyri në shtëpinë e Brad Pitt-it në Hollivud pak pas mesnatës së 7 janarit 1999, e veshur me rrobat e tij dhe qëndroi atje për 10 orë para se të ndizej alarmi. Ajo mori urdhër të mos kontaktojë me aktorin dhe të qëndrojë 100 metra larg tij për 3 vjet.
  20. Pitt dhe ish-gruaja e tij Jennifer Aniston shpenzuan 1 milion dollarë për dasmën e tyre.
  21. Pseudonimi i tij në shkollë të mesme ishte Brad “demi” Pitt.
  22. Brad Pitt refuzoi të luante në “American Psycho” pas këshillës së menaxherit të tij.(Roli i Christian Bale)
  23. Më 18 korrik 2001, Pitt paditi Damiani International, kompaninë që krijoi unazën e martesës që ai i dha Jennifer Anistonit. Sipas Pitt, unaza ishte dizajni i tij dhe duhej të ishte ekskluzive. Kompania ka shitur kopje, madje duke e reklamuar atë si unaza e Brad Pitt.
  24. Në 2003, Pitt këputi tendinën e Akilit gjatë prodhimit të Trojës, në të cilën ai luan Akilin.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook