Lidhu me ne

Radar

Shenjat e horoskopit që përputhen me njëra-tjetrën

Shenjat e horoskopit që përputhen me njëra-tjetrën

Shenjat e diellit që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën në RROTËN e zodiakut referohen si polaritet, që do të thotë se nuk mund të jenë më të ndryshme – dhe pikërisht këtu qëndron potenciali për një pajtueshmëri afatgjatë dhe dinamike.

Nëse të ‘kundërtat tërhiqen’, ja si zhytja në këtë klishe zbulon një mori të vërtetash astrologjike që të gjithë mund t’i përdorim si mjete për të promovuar dhe forcuar çdo marrëdhënie.

♈ Dashi ♥ Peshorja ♎

Si në një betejë, shkëndijat fluturojnë kur Dashi i zjarrtë dhe shenja ajrore e Peshores lidhen së bashku. Nëse këta të dy janë të gatshëm të vlerësojnë dhe të mësojnë nga dallimet e tyre, ata do të krijojnë një zjarr të pandalshëm.

Çdo shenjë ka një planet, energjia e të cilit ndikon në sjelljen e saj dhe me Marsin e pavarur që përgjigjet për Dashin dhe Venusin harmonik që udhëzon Peshoren, ky kombinim do t’i japë njëri-tjetrit ekuilibrin për të arritur një autonomi dhe një lidhje që çdo marrëdhënie duhet të ketë. Peshorja mund të ndihmojë Dashin të bëhet më i vëmendshëm dhe i angazhuar në komunitet, ndërsa Dashit shpesh do ti duhet të kujtojë dashurinë e tij për Peshoren.

♉ Demi ♥ Akrepi ♏

Një shenjë toke i drejtuar nga Venusi, Demin e tërheq bukuria e prekshme, ndërsa Akrepi, një shenjë uji e udhëzuar nga Plutoni, dëshiron intensitetin dhe eksploron atë që fshihet nën sipërfaqe. Kontrasti këtu është pikërisht ai që e bën këtë dyshe një çift i veçantë.

Akrepi i përkushtohet realitetit të dhimbjes dhe të kënaqësisë dhe është një shoqërues besnik për të ndihmuar Demin të përballoj të gjitha stuhitë e jetës ashtu si edhe ylberët. Në të kundërt, joie de vivre (gëzimi i jetesës) ngjitës i Demit e ndihmon Akrepin të dalë nga uji dhe të kuptojë sa bukur është të fundosësh gishtat e këmbëve në rërë një herë në një kohë. Së bashku, kjo dyshe kultivon një themel të qëndrueshëm që mund të rezistojë çdo gjë.

♊ Binjakët ♥ Shigjetari ♐

Binjakët (shenjë ajri) dhe Shigjetari (shenjë zjarri) janë dy shenja që kanë të gjithë përbërësit për një marrëdhënie plot fishekzjarrë dhe hulumtime emocionale. Ajo që me të vërtetë i bën këto shenja të përputhshme është, për ironi të fatit, nevoja e tyre e ndërsjellë për kufij të shëndetshëm.

Binjakët drejtohen nga Mërkuri, i cili është planeti jo vetëm i komunikimit por edhe i evolucionit të brendshëm. Ata gjithmonë rindërtojnë dhe eksplorojnë personazhe të rinj dhe u duhet hapësirë për të marrë frymë për të zbuluar vetveten. Ndërkohë, Shigjetari aventurier i drejtuar nga Jupiteri i hedh sytë përtej dhe kërkon liri për të eksploruar, për të qenë kureshtar dhe për të patur gjithmonë një këndvështrim ku vizioni i tij të jetë vazhdimisht në zgjerim.
Ky çift me të vërtetë e kupton dhe feston nevojën e njëri-tjetrit për horizonte gjithnjë e më të zgjeruara, dhe të dy ndihen mirënjohës që kanë një partner të përkushtuar.

♋ Gaforrja ♥ Bricjapi ♑

Shenja e vetme që drejtohet nga hëna, Gaforrja, emocionalisht intuitive, mundet të duket një korrespondencë shumë e vështirë për Bricjapin logjik, i udhëhequr nga Saturni. Sidoqoftë, kur këto shenjat bashkohen si dy pëllumba, krijojnë një ekuilibër të përsosur.

Energjia shëruese e Gaforres gjen një shok të përsosur në urtësinë e ngulitur të Bricjapit. Për shkak se Bricjapi mund të mbajë peshën e emocionalitetit të tij të thellë, Gaforrja ndihet e sigurt emocionalisht dhe tërhiqet nga besueshmëria, disiplina dhe integriteti i partnerit të saj. Nga ana tjetër, Bricjapi vlerëson pacenueshmërinë bujare të Gaforres dhe ndihet i frymëzuar nga ajo për të shfaqur më plotësisht ndjenjat e tij.

♌ Luani ♥ Ujori ♒

Kur Luani i zjarrtë i udhëzuar nga Dielli bashkohet me Ujorin, një shenjë ajri e udhëhequr nga Urani inovativ, e gjithë bota kthehet në një skenë. Ajo që shumica e personave nuk di është që njerëzit që kanë si shenjë Luanin janë SUPER STAR që mundet të ndihen pak të vetmuar në kështjellën e tyre dhe, për këtë shkak, kërkojnë vëmendje dhe lidhje. Si rezultat, Luani nuk mund të rri pa admiruar Ujorin i cili është i adhuruar universalisht dhe zbavitet me aftësinë e kësaj shenje ajri që i tregon atij një përvojë krejt të re.

Përndryshe, Ujori vlerëson paturpësinë e Luanit dhe ndjenjën e patundur të vetëvlerësimit si mjete të mahnitshme për çlirimin. Kjo dyshe është e çuditshme, përrallore dhe mund të na frymëzojë të gjithëve.

♍ Virgjëresha ♥ Peshqit ♓

E mbani mend këngën “Heaven is a place on earth” (Parajsa është një vend në tokë) e Belinda Carlisle? Kjo duhet të jetë kolona zanore për një çift si Virgjëresha dhe Peshqit! Kjo dyshe është e pamposhtur në aftësinë e tyre të kombinuar për të shëruar një botë të dëmtuar dhe këto shenja vazhdimisht lëvizen dhe motivohen nga pikat e forta të njëri-tjetrit.

Virgjëresha është e aftë të kuptojë marrëdhënien intime midis trupit dhe natyrës (d.m.th. shoku i cili e di saktësisht për çfarë ilaçi keni nevojë), ndërsa Peshqit në mënyrë intuitive ndiejnë se si të lexojnë zemrën. Virgjëresha ka frikë nga natyra shpirtërore e Peshqve, dhe Peshqit përfitojnë nga aftësia e Virgjëreshës për të përkthyer dhe zbatuar energjinë e tyre hyjnore këtu në tokë. Ky çift dëgjon, ndihmon dhe ngre të gjithë (dhe gjithçka) në rrugën e tyre.

Nëse dyshja juaj nuk është e formuar nga këto kombinime të shenjave astrologjike, mos u dëshpëroni ! Sipas disa astrologë, çdo shenjë mund të kultivojë një dashuri përmbushëse dhe të qëndrueshme me ndonjë shenjë tjetër. Ata sugjerojnë se të gjithë mund të përfitojmë nga mësimi i shenjës sonë të kundërt dhe më pas të përdorim këto njohuri për të sjellë më shumë harmoni në çdo lidhje që zgjedhim të eksplorojmë.

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet13 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore13 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook