Lidhu me ne

Kioske

Si janë sot fëmijët më të famshëm të ekranit shqiptar?

Artan Santo – Ilir Gjinari, ‘Guximtarët’
Artan Santo u kthye në një ndër autoritetet më të fuqishme në fushën e bankave në Shqipëri. Filmi i famshëm i vitit 1970, ‘Guximtarët’ do të kishte në qendër Artan Santon, ekonomistin dhe bankierin e suksesshëm, i cili do të humbte jetën në qershor të 2014-ës në një atentat.
Donald Kokona – Taulanti që kërkonte një motër
Donald Kokona ishte vetëm 4 vjeç kur protagonizoi një ndër filmat më të dashur shqiptarë për fëmijë. Shumë njerëz mund ta pyesin ‘Ku të kam parë?’, dhe habiten kur kuptojnë se ky arkitekt i suksesshëm 35-vjeçar, është Taulanti i vogël.
Herion Mustafaraj- Beni ecën vetë
Pasi jetoi rreth 25 vjet në Amerikë ku gjithashtu u mor me aktrim, Herion Mustafaraj, Beni që mësoi të ecte vetë, u kthye në Shqipëri në 2015-ën, dhe iu rikthye skenës. Ai ka marrë pjesë në shfaqje teatrale si edhe ka konkurruar në ‘Dance With Me’
Enea Zhegu – Tomka dhe Shokët e tij
Enea Zhegu njihet edhe për filma të tjerë, përmendim këtu ‘Lulëkuqet mbi mure’ apo ‘Njeriu me top’, megjithatë ishte ky rol protagonist që do ta shenjonte kujtesën e publikut shqiptar. Pas një shkëputjeje të gjatë, rreth 30-vjeçare, Enea Zhegu iu rikthye kinemasë me filmin televiziv ‘Milenium’, të regjisorit Besnik Bisha.
Eptan Lohja – Fatmiri, ‘Në shtëpinë tonë’
Fatmiri i ‘Në shtëpinë tonë’ mund të mos shihet shpesh në ekran, por ai ka gjetur suksesin në prapaskenë. Eptan Lohja është prej shumë vitesh drejtor i marketingut në TV Klan, si edhe themelues i një prej kompanive më të mëdha audio-vizuale në Shqipëri.
Manjola Begolli – Rudina, ‘2 herë mat’
Manjola Begolli ka thënë se nuk ia kishte idenë nga shahu! E megjithatë, ajo ka treguar pasionin e saj të kahershëm për matematikën, që e ka shtyrë të specializohet për ekonomi, e më pas të punojë në bankë.
Admir Sorra – Gjino, ‘Përrallë nga e kaluara’
Ishte 12 vjeç kur luajti rolin e një 14-vjeçari, një rol që do të mbetej në kujtesën e shqiptarëve. Por ai u tërhoq nga ekrani dhe nga Shqipëria, e shkoi për të jetuar në Itali. Më pas, u rikthye në vendin e tij për te jetuar në Vlorë, vendin e tij të lindjes.
Petro Papakosta – Partizani i Vogël Velo
Petro Papakosta luajti heroin e voël Velo në moshën 13-vjeçare. Ai u tërhoq nga kinemaja për t’iu përkushtuar një tjetër zhanri të artit: letërsisë. Petro Papakosta ka botuar një sërë vëllimesh poetike si edhe eseistike.
Zhaklina Dhimojani – Mimoza Llastica
Një llasticë, e pakënaqur, që ‘s’i qeshte buza’. Krejt ndryshe duket sot Zhaklina Dhimojani, e cila tani jeton në Zvicër. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Financë. Pasi u shpërngul në Zvicër, njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm, juristin Stefan Blatter, me të cilin më pas do të kishte një vajzë, Alexi-n.
 

Kush ka jetuar dhe jeton në Shqipëri, nuk ka sesi të mos i njohë këto filma të famshëm, si edhe protagonistët e tyre: Fëmijët Heronj. Toma dhe Shokët e tij, Beni ecën vetë, Mimoza Llastica, 2 herë mat, 14 vjeç dhëndër…si edhe shumë filma të tjerë. Por duket se shumica prej protagonistëve të këtyre filmave të fondit të artë të kinemasë shqiptare, janë shkëputur nga ekrani dhe vëmendja publike. Disa prej tyre janë shfaqur shkurtimisht në filma të tjerë për t’u tërhequr shpejt nga kinematografia ose, nuk janë shfaqur më kurrë pas rolit që i ka bërë të famshëm. Të tillë janë përshembull ‘Suloja’ tek ‘Lulëkuqe mbi mure’, luajtur nga aktori Krenar Arifi, apo Tullumbacja tek ‘Beni ecën e vetë’ e cila pasi luajti tek ‘Mësonjëtorja’, u largua krejtësisht nga ekrani. Po të tjerët?

Ju kemi sjellë në galeri disa prej më të njohurve, ata me të cilët shumë fëmijë shqiptarë u identifikuan apo deshën të bëheshin si ata. Ata që hanin akullore në filma, si pakkush. Ku janë ata sot, që akullorja është ‘ligjëruar’ por kinemaja, thuhet, ende jo?

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook