Kryesore
Më vjen keq Hillary, po ecja sipas kohës së Njerëzve me Ngjyrë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mbarë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është takuar me kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Bill De Blasio.
Gjatë këtij takimi është nderuar edhe roli i Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Kënaqësi e posaçme mikpritja e kryebashkiakut të Nju Jorkut në stacionin e parë të vizitës në SHBA. Thank you so much Mayor,” shkruan Rama në FB.
De Blasio është një personazh i angazhuar në krah të kandidates demokrate për president, Hillary Clinton.
Por orët e fundit ai është në qendër të kryeartikujve në SHBA për shkak të një batute të bërë në një mbrëmje bamirësie.
Batuta e tij me kandidaten Clinton është cilësuar si fyese.
Por çfarë ka ndodhur?
Në mbrëmjen “Inner Circle”, politikanët e mbledhur shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin.
Clinton doli në skenë për të falenderuar De Blasio-n, ish-ndihmës i saj, për mbështetjen që i ka dhënë.
“U vonove shumë,” i tha ajo.
“Më vjen keq Hillary, po ecja sipas kohës së Njerëzve me Ngjyrë (Colored People),” tha ai.
Por ky është një term që përdoret në mënyrë fyese për njerëzit me ngyrë, të cilët thuhet se vonohen vazhdimisht nëpër takime.
Aktori Leslie Odom Jr, që ishte në skenë me ta, tha se nuk i pëlqeu kjo batutë.
Por Clinton nxitoi të bëjë një korrigjim: “Nuk ishte CP për “Colored People” (Njerëz me Ngjyrë), por CP për “Cautious Politician” (Politikanë të Kujdesshëm)”, tha ajo.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu