Kryesore
“Panama Papers” trillim i Sorros dhe USAID, u mbars mali e polli një mi
E gjithë historia e “Panama Papers” ishte një trillim i Sorros dhe USAID me qëllim për të dobësuar rolin e presidentit Vladimir Putin. Kështu deklaron ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin “Në të vërtetë në asnjë dokument nuk përmendet emri i Presidentit rus. Nuk ka asnjë fakt konkret për përfshirjen e tij në kompanitë offshore dhe as për familjarët e tij” thotë shefi i ambasadës ruse për emisionin Dritare.
“Janë spekulime të ashpra, të pastra që shoqërohen me fjalët, ndoshta, ka mundësi, etj. Sipas informacionit të besueshëm që disponojmë, mund të themi që është një rrjedhje e qëllimshme, e cila me shumë gjasa është një operacion i shërbimeve sekret sepse ky operacion u financua nga Uashingtoni. Këtë e dimë shumë mirë”-thotë Karpushin
Sipas tij, efekti i këtij operacioni është shumë i dobët sepse qëllimi i tij ishte destabilizimi i situatës së brendshme në Rusi. “Jam i sigurt që pas publikimit të këtyre materialeve popullariteti i Putinit do të rritet në Rusi akoma më shumë. Siç thotë fjala e urtë, “U mbars mali dhe polli një mi” – përfundon Karpushin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu