Aktualitet
Dekori zhgënjyes i Bashës
Kryetari i opozitës mblodhi të hënën tryezën e aletaëve, me të cilët Partia Demokratike do të bashkojë fuqitë për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një përpjekje për të treguar se opozita është e bashkuar në qëllimin e saj për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndeeshme dhe një qeverisje më të mirë nga kjo aktualja. Po kush janë këmbët e vogla të opozitës, që shfaqen në krah të kryetarit të PD-së dhe që premtojnë ditë më të bardha për shqiptarët. Le t’i marrim me radhë. Fatmir Mediu, “jetë e mot” kryetar i Partisë Republikane që premton zgjidhjen e çështjes së pronave në çdo fushatë elektorale me slloganin “Për Kombin dhe Zotin”. Ish-ministër i akuzuar për një prej skandaleve më të mëdha që lidhet me shitjen e armatimeve të ushtrisë shqiptare dhe tragjedinë e Gërdecit. Këto janë rekordet politike të Fatmir Mediut, ndërsa Ëikiliks e ka përmendur si një ish-ministër vajza e të cilit paguante 40 mijë dollarë në vit për studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për pasurinë e tij nuk ka ende një hetim të mirëfilltë nga Prokuroria. Në krahun e djathtë të Lulzim Bashës ishte deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, rekordet e të cilit burojnë që prej vitit 1997 kur ai ishte pjesë e bandës së Zani Çaushit. Për aktivitetin e tij si biznesmen Prokuroria nuk ka kryer ndonjë hetim. Nuk u shfaq në foto, por pjesë e takimit ishte dhe kryetari i ri i Partisë Agrare, Agron Duka, i ardhur në politikë si gjetje e Fatos Nanos dhe i mbështetur më pas nga Partia Republikane dhe ajo Demokratike. Profili i tij si një biznesmen i suksesshëm dhe afarist me reputacion në zonën e Shijakut dhe Durrësit nuk është ndonjë garanci për të frymëzuar më shumë elektorat. Të tjerët që mbahen pas xhaketës së Xhakës janë përfaqësues të Ballit Kombëtar Demokrat dhe Legalistëve, prania e të cilëve duket se u vlen më shyumë atyre personalisht sesa opozitës dhe vetë Bashës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu