Lidhu me ne

Aktualitet

Nikoll Lesi: Pse u prisha me Ilir Metën

Nga Nikoll Lesi

Ilir Metën e kam përkrahur në disa çështje jetike për vendin dhe nuk jam penduar. KOHA JONE e ka mbrojtur kur Berisha donte ta therte si djalosh deputet opozitar sikurse edhe kur Fatos Nano donte ta rrëzonte padrejtësisht si kryeministër apo edhe tani si president në raport me sulmet e paskrupullta të Rilindjes për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe kur vinte te redaksia e KOHA JONË për të sjellë shkrime apo kur priste te dera e bilardos së lagjes sa të mbaroja një lojë bilardo me Ben Blushin që ti shikonim artikullin, edhe atëkohë e respektonim për kurajën që manifestonte kundër liderit të PS-së.

Por kur Ilir Meta nuk respekton median KOHA JONE vetëm se u ndamë në raport me disa qëndrime të tij gjatë javës së fundit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, sidomos me një deklaratë të tij në raport me SHBA, jam i detyruar të flas publikisht kur shikoj se në 30-vjetorin e gazetës KOHA JONE, gazetës që bëri histori e betejë përplasje me pushtetin e kohës për lirinë e fjalës, ai nuk i dha një dekoratë respekti GAZETES apo të paktën disa gazetarëve të saj që kanë bërë emër në këto 30 vite.

E ndërkohë Meta, pardje, dekoroi disa gazetarë (që gjithsesi mirë bëri për të paktën dy prej tyre), por kur ai injoron median më të madhe të këtyre 30 viteve pluralizëm, nuk mund ta mbyll gojën.

Nuk mund të mos flasë, pasi kam detyrim ndaj vetes, ndaj pjellës time mediatike KOHA JONË, ndaj dhjetëra e dhjetëra gazetarëve të cilët erdhën në KOHA JONE dhe kontribuan në rritjen e emrit të saj, sikurse morën nga lavdia e gazetës.

Të them se nuk ndihem i fyer kur dekoron të tjerë gazetarë që nuk kanë lidhje me KOHA JONË, më duhet të gënjej!

Të them se nuk ishe Ti, i para zgjedhjeve të 25 prillit, që më thoshe se në 30-vjetorin e KOHA JONE do të dekoroje gazetën si instutucioni më i rëndësishëm i fjalës së lirë në këto 30 vite, më duhet të gënjej!

Të them se nuk të kanë ardhur propozime nga shoqatat kryesore të gazetarëve shqiptarë, mbetet gënjeshtër e madhe.

Çdo njeri publik (besoj se jam) bën diçka në jetën e tij ku shquhet apo bën histori. Dhe që ta lë realisht modestinë, unë historinë time e bëra në media. Natyrisht me kolegë. Por që të mos vlerësosh median KOHA JONË nuk ta fal!

Realisht nuk ta fal, sepse je i padrejtë, bile paksa hakmarrës.

Dekoratat, Presidenti i Republikës, i jep si vlerësim ndaj dikujt që ka kontribute në shoqerinë shqiptare. Dekorata nuk prodhon lekë, por është respekt që Kryetari i Shtetit jep në emër të Shtetit.

Dhe këtë respekt dhe vlerësim Ti nuk e bëre. Tashmë 30 vjetori si gazetë iku, me 11 maj 2021 gazeta si print u mbyll dhe KOHA JONË konkuron në një botë online.

Besoj se dikush tjetër, si President, pas 24 korrikut 2022 do ta vlerësojë emrin dhe famën e KOHA JONE në historinë e pas vitit 1990.

Por kur shikoj numrin e madh të dekoratave që ke dhënë në këto 4 vite si President, ndihem keq që nuk vlerësove MEDIAN që bëri histori.

Nëse nuk doje emrin KOHA JONË sepse mund të krijoje keqkuptime me ish-presidentin Berisha, pasi KOHA JONË u dogj si redaksi nga policia, Shërbimi Sekret dhe Garda e Republikës natën e 2 marsit 1997 (kur ishte në pushtet PD-ja) mund të dekoroje disa gazetarë që dolën nga kjo gazetë.

Nëse nuk doje dekorimin e gazetarit dhe analistit stoik Frrok Çupit mund të dekoroje Martin Lekën dhe Aleksandër Frangajn që u burgosën asokohe për shtypin e lirë. Nëse jo këta të dy, prapë kishe dy emrat VIP nga bota e gazetarisë, dikur ish-kryeredaktor të KOHA JONË, Ben Blushin apo Armand Shkullakun. Nëse jo edhe këta të dy, mund të sillja si propozim Zamir Dulen që u masakrua nga shërbimi sekret mu në qelitë e policisë së shtetit.

Nëse prapë “jo” me Dulen, ka prapë nga KOHA JONË: Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Arian Çani, Andi Bushati, Henri Çili, Lorenc Vangjeli, Alfred Peza, Skënder Minxhozi, Aleksandër Çipa, Enton Abilekaj, Jonila Godole, Anila Basha, Arta Marku, Rudina Xhunga, Mimoza Dervishi, Vehab Kaba, Zenepe Luka, Vladimir Prela, Adriatik Dosti, Sokol Balla, Ilir Babaramo, Fatos Baxhaku apo Ilir Kulla.

Për dekoratë janë edhe i madhi Teodor Keko apo Edi Rama, Anila Denaj, të cilët ishin në vitet e para në median që theu frikën ndaj pushtetit. Edhe Spartak Ngjela, si avokat i përhershëm i medias së parë të pavarur shqiptare. Ka edhe më nga KOHA JONË: Kiço Blushi, Fatos Lubonja, Bujar Xhaferi që punuan në median kurajoze, KOHA JONE.

Nëse i doje krejt lezhjanë, nga ku doli numri i parë kjo gazetë legjendare, kemi piktorin e talentuar Pashk Përvathi i cili bëri logon e emrit KOHA JONË që nuk ka ndryshuar që nga viti 1991. Apo kryetarin e këshillit të parë botues të gazetës, studiuesin dhe intelektualin Tonin Çobani.

Nëse asnjëri nga këta të brezit të luftës se dekadës së parë të pluralizmit, kemi prapë në nivel dekorate presidenciale: Kejda Kostreci (sot te “Zëri Amerikës), Mimoza Picarin (VOA , Tiranë), Mentor Kikia apo Erli Murati. Edhe Tedi Blushi, zëdhënesi shpuzë presidencial, nga KOHA JONË ka dalë. Mund ta dekoroje, por me propozimin e komunitetit të gazetarëve.

Kemi edhe të tjerë, nëse doje!

Nëse as këta nuk të bindin, të paktën ish-kryeredaktorin e fundit të 30-vjetorit të KOHA JONË, Qamil Xhani që ta vuri gazetën në dispozicion të LSI gjatë fushatës, natyrisht me lejen time.

Së fundi, edhe mua mund të më dekoroje, zoti President!

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar13 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix13 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook