Kryesore
Kryebashkiaku i Lushnjes nuk është Vangjush Dako
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama sot në tuiter duke u shpallur kështu shpata morale e reformës në drejtësi. Si erdhëm vallë këtu? Si mundet që nga përgjegjësia politike për kabinetin dhe personat e zgjedhur të kalojmë te përgjegjësia indivduale?
Dhe pse parimet nuk aplikohen njësoj? Z. Rama që sot distancohet nga kryebashkiaku i Lushnjes, dje nuk e lëshoi Vangjush Dakon e Durrësit, duke e mbrojtur deri në fund nga akuzat penale të cilat nuk diti t’i mohonte as publikisht.