Lidhu me ne

Kryesore

Përse fitojnë gjithmonë kullat?

Përse fitojnë gjithmonë kullat? – Nga Ledian Droboniku

No photo description available.

Për shkak të korrupsionit?

Është e lehtë të përdorësh “korrupsionin” si përdorej djalli për të shpjeguar çdo sëmundje në mesjetë. Mandej ishte zbulimi i shkencave që zgjoi shoqërinë për të kuptuar shkaqet që të mos i ngatërronte me efektet, nëse donte të shërohej.28 vite propagandë sfilitëse ndaj korrupsionit, nuk kanë degraduar vetëm popullin, por dhe intelek/tualet që kanë hequr dorë nga shkenca dhe merren me sllogane si parazitë.

Askush nuk kupton e lufton më shkaqet por merren me efektet don kishoteske.

Jam munduar të shpjegoj shkaqet në dhjetra artikuj e këtu po ringre vetëm disa pyetje si ftesë për reflektim. Çfarë modeli ekonomik krijoi kasta shqipfolëse këto 28 vite?

Si krijohet pasuria në Shqipëri (milionat jo mbijetesa) duke prodhuar apo spekulluar, me punë apo hajni, mik e parti?Kush financon e kontrollon politikën, populli apo lobet ekonomike?

Cilat lobe, ato të prodhimit apo spekullimit?

A përkon interesi ekonomik i këtyre lobeve me interesin publik?A është kjo lloj ekonomie në funksion të zhvillimit apo rrënimit kombëtar?

A mbahet kasta shqipfolëse me mbështetjen e “miqve” ndërkombëtarë?Kush kontrollon pasuritë kombëtare e sektorët strategjikë?

A përdoren këto për zhvillimin e Shqipërisë?

Vetëm në Shqipëri ka korrupsion?A besoni vërtet se vendet e zhvilluara duan zhvillimin e botës së 3të e kanë hequr dorë nga kolonizimi e shfrytëzimi?Pse nuk flet askush për ShtetKomb, politika sovraniste e demo(s)kraci?

Vizioni i botës që propaganda mbolli për 28 vite, ka krijuar një kurth psikologjik kolektiv, brenda së cilit nuk ka zgjidhje.

Veç zvarritje si krimba haleje që ëndërrojnë të bëhen flutura. Ky sistem pol-eko është ngritur kundër interesit të popullit shqiptar e për privilegje të 1%shit.

Kjo kastë ka përqendruar jo vetëm pushtetin eko-financiar e mediatik, por dhe atë politik. Në këto kushte populli nuk ka asnjë instrument për të ndryshuar situatën.

Ato i ka partia e oligarkia.Kushtetuta dhe ligjet janë kopsitur pas trupit të oligarkisë. Kurse populli është zhveshur nga sovraniteti.

Ai vazhdon të votojë prej dekadash, por nuk vendos dot asgjë. Ja pse betejat bëhen për Kushtetutë, institucione politike dhe ekonomike.

Ato ose kontrollohen nga populli ose nga një oligarki parazitare. Institucionet janë si Leva e Arkimedit, mund të ndryshojnë botën e jo më të rrëzojnë kullat e babelit.

MË TEPËR

Sport1 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook