Kryesore
Çfarë duhet më shumë se vrasja sistematike, deportimi e përdhunimi masiv i qindra mijëra qytetarëve, për shkaqe etnike?
Nga Ledian Droboniku
Çfarë duhet më shumë se vrasja sistematike, deportimi e përdhunimi masiv i qindra mijëra qytetarëve, për shkaqe etnike?A ka ndodhur kjo?
Sigurisht, madje ky ishte shkaku i ndërhyrjes ndërkombëtare sepse dhunimi i të drejtave ndërkombëtare konsiderohen ius cogens, pra të shtrëngueshme.Elementi tjetër subjektiv, ai i organizimit politik të këtij genocidi, a ekziston?
Sigurisht, dënimi i kreut famëkeq të ish Federatës jugosllave e gjithë zinxhirit komandues, provoi se ky ishte plan shtetëror e jo sporadik i disa fanatikëve.
Po atëherë pse Perandoria kundërshton këtë masë?Të gjithë duhet ta dinë që ASGJË liderrët shqiptarë apo kosovarë, nuk bëjnë me kokën e tyre.
Padia për genocid shërben për KËRCËNIM kundër Serbisë të shkëputet nga orbita ruse e hyjë në minishengenin e kontrolluar nga perandoria e jo se amrikës iu hap barku për shqiptarët, si mendojnë neopellazgjikët romantikë atlantikë.
Dashuria është kategori mes individëve e jo mes shteteve. E aq më pak prej Perandorisë që sakrifikon popujt për qëllimet e saja.Tung!!!