Gatime
Shumë më organike se ç’mund të imagjinoni :))
Mund të mendoni se xhelatina e karameleve të buta bëhet nga mielli i orizit apo niseshtja dhe ngjyroset me esenca të ndryshme. Ose mund të mendoni se bëhet nga kimikate të përpunuara por në të vërtetë, janë shumë më ‘bio’ nga ç’mund të mendoni.
Këto karamele të preferuara të fëmijëve (dhe të rriturve sigurisht) bëhen nga përpunimi i mbetjeve të kafshëve nga fabrikat e mishit. Kockat, lëkurat dhe kërcet e kafshëve të ndryshme zjehen në makineri gjigande për të përftuar masën e trashë, së cilës më pas i shtohen përbërësit aromatikë, ngjyruesit dhe sheqeri. Kryesisht, përdoren mbetjet e derrit.
Kështu që nëse jeni vegjetarianë, me siguri do të hiqni menjëherë dorë prej tyre. Nëse jo, mund të jetë pakëz e vështirë pas kësaj, edhe pse thuhet se për shkak të përbërjes shtazore, këto karamele përmbajnë proteina e aminoacide. Ju bëfshin mirë!/ Popsugar
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu