Lidhu me ne

Gatime

Mos u mashtroni nga ngjyra: Këshilla nga dietologia për Smoothie të shëndetshëm

Vetëm sepse ka ngjyrë jeshile, nuk do të thotë se nuk ka kalori!

Mos u mashtroni nga ngjyra: Këshilla nga dietologia për Smoothie

Këshillat për Smoothiet shfaqen kudo, nga ata që merren me sport e tek ata që thjesht duan të ushqehen shëndetshëm. Është një perzierje e frutave dhe perimeve për të marrë përbërësit që i duhen trupit. Por a ndodh gjithmonë kështu? E sidomos me ato që blihen të gatshme? Jo! Dietologia amerikane përgjigjet për një pyetje që bëhet shpesh, dhe me këtë sqarim të gjithë do të dinë se si të mos rrezikojnë duke marrë më shumë kalori, duke filluar nga sasia e deri tek përbërësit.

Pyetje: A absorboj më shumë sheqer dhe kalori kur pi lëngje frutash dhe perimesh në formë Smoothie, në krahasim me thjesht ngrënien e tyre?

Përgjigje: Ka shumë mundësi që të përftoni më shumë kalori dhe sheqer kur pini Smoothie sesa kur thjesht hani fruta dhe perime, thotë Sarah B. Krieger dietologie amerikane. Ajo thekson se Smoothie-t konsiderohen si ‘ajka’ e shëndetit por mund të jetë një keqkuptim pasi çështja kryesore është sasia: Njerëzit shpesh konsumojnë Smoothie me 0.7 litër. Është shumë!

Edhe nëse e përgatisni në shtëpi, nëse përdorni vetëm fruta dhe perime pa përbërës të tjerë shtesë, mund ta pini brenda disa minutash, krahasuar me 15-20 minuta që do duheshin për t’i ngrënë si zakonisht. Dhe nëse pini shpesh smoothie, do të thotë konsumim më i tepërt i frutave dhe perimeve, pra ndryshe nga konsumi i zakonishëm.

Fibrat tek frutat veprojnë si një rrjetë për të ngadalësuar procesin me të cilin trupi shndërron sheqerin nga ushqimi në sheqer në gjak dhe megjithëse smoothie ende përmban fibra, ajo është pluhurizuar gjatë procesit të përzierjes. Si rezultat, ka të ngjarë të ndiheni më të uritur më shpejt pasi të keni pirë smoothie.

Dhe nëse po e blini, duhet të tregoni tepër kujdes. Smoothiet e përgatitura komercialisht dhe të blera në dyqan përmbajnë shpesh sheqer të shtuar, mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë, pluhur proteinik që shpesh është i ëmbëlsuar, ose qumësht, kos, gjalpë arrash dhe përbërës të tjerë që i bëjnë më të shijshëm por gjithashtu rrisin sasinë e kalorive.

“Vetëm sepse ka ngjyrën jeshile nga gjethet nuk e bën atë me më pak kalori”, thotë Krieger duke shtuar, “Ekziston një vijë e hollë midis një Smoothie dhe një Milkshake”. Për shembull; Smoothie King’s 20-ons Hulk Strawberry është bërë me akullore dhe gjalpë dhe përmban pothuajse 1.000 kalori.

Mos u mashtroni nga ngjyra: Këshilla nga dietologia për Smoothie

Smoothiet e përgatitura komercialisht nuk përgatiten gjithmonë nga frutat.

“Baza e luleshtrydheve” tek Smoothie i Starbucks përbëhet nga pure e luleshtrydhes, koncentrat i lëngut të rrushit të bardhë, aromatizues natyral dhe ngjyrosës likopeni (përmban gjithashtu banane, akull, qumësht, fibra dhe pluhur proteinik); madhësia 16 ons (0.4 litër) ka plot 300 kalori.

Mos u mashtroni nga ngjyra: Këshilla nga dietologia për Smoothie

NyTimes

MË TEPËR

Kioske11 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix11 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore12 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar13 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix14 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar14 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar16 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix16 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore17 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix17 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook