Kryesore
Meraku i PD për muxhahedinët
PD është e shqetësuar se me cfarë standardesh do priten dhe trajtohen 3 mijë muxhahedinët që do strehohen në Shqipëri. Zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, ka depozituar në kuvend kërkesën për informacion për masat e marra, për kapacitetet pritëse, për standartet e ofruara, për trajtimin e tyre. Noka kërkon gjithashtu numrin e saktë të personave të mbërritur, sa pritet të vijnë dhe afatet kohore. A e kanë statusin e refugjatit, a janë regjistruar lëvizjet e tyre, etj.
PD thotë se duke e vlerësuar partneritetin strategjik me SHBA dhe duke garantuar mbështetjen maksimale të objektivave të përbashkëta, e konsideron këtë cështje si të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare dhe kërkon të dhëna të plota mbi ecurinë e procesit. Kjo kërkesë për transparencë e Partisë Demokratike lidhur me muxhahedinët e bën disi qesharak këtë qëndrim të opozitës, e cila duhet të ishte e shqetësuar për mënyrën sesi u mor vendimi për ardhjen e 3 mijë anëtarëve të opozitës iraniane dhe arsyet që qeveria ua mbajti të fshehur këto negociata qytetarëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu