Radar
Dy gëzime në një ditë / Berisha, fjalë zemre për 50 vjetorin e martesës dhe ditëlindjen e bashkëshortes
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar një status të veçantë në rrjetin e tij socia,e me rastin e 50 vjetorit të martesës dhe njëherësh me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes së tij, Liri Berisha.
Dy gëzimet në një ditë, Berisha i ka përshkruar me fjalë zemre
“Sot Jubileu i Artë!
50 vjetori i martesës tonë dhe ditëlindja e Lilit! Miq, 5 korriku është për ne ditë festash shumë të veçanta. Por, e sotmja është më e veçantë për ne. Bashkë me ditëlindjen e Lilit ne sot festojmë edhe 50 vjetorin e martesës.
Ne jubileun e këtij udhëtimi të perbashkët 50 vjeçar, mirënjohja e pakufishme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë dhe mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri i vërtet i jetës tonë.
Një urim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë për ju miqtë tanë kudo që jeni që me miqësinë tuaj i keni dhënë jetës tonë dimensionin më njerezor, më fisnik, më social të saj.
Gëzuar Lili sëbashku me dëshiren e Zotit edhe dekada të tjera”, uron Berisha me fjalë zemre.