Aktualitet
Profesori i PS i paraprin përjashtimit të Blushit
Pyetja që shtrojnë socialistët pas referendumit plebishitar në favor të kryetarit të tyre është se çfarë qëndrimi do mbahet me Ben Blushin. Baza në shumë raste është emotive dhe në të tilla situata kërkohet mendimi i më të urtëve ose atyre që në gjuhën partiake quhen “senatorët” e PS. Njëri prej tyre, Servet Pëllumbi, i njohur si profesori i socialistëve e sheh Blushin jashtë Partisë Socialiste.
“Mund të përjashtohet ai? Unë nuk e mendoj se duhet një përjashtim, aq më tepër kur secili e sheh veten të përjashtuar, përjashton veten pra. Nëse tjetri përjashton veten, nuk ka nevojë për përjashtim”-thotë Servet Pëllumbi në një intervistë për Gazeta Shqiptare.
Për ata që nuk i binden rezultatit Pëllumbi jep edhe këshilla. “Kush nuk do ta shohë përgjigjen, atëherë është miopi politike e atij që nuk do ta shohë, kur vullneti i shumicës shprehet në kongres, aq më tepër në një referendum, atëherë nuk ka më vend për debate, për këtë çështje. Secili mund të ruajë mendimin e tij, por në qoftë se do të qëndrojë në rradhët e partisë, është i detyruar të njohë këtë rezultat”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu