Mix
“Miss Shqipëria 2021”, Lea Islamaj shpallet më e bukura e vitit, cilat janë dy shoqërueset
– Lea Islamaj, 18 vjeçe është shpallur “Miss Shqipëria 2021”. Adoleshentja u kurorëzua si më e bukura e vitit në eventin e zhvilluar një natë më parë në Kalanë e Petrelës, duke marrë kështu votat e jurisë dhe të publikut.
Vetë bukuroshja tha se prindërit e saj kishin qenë shtysa që e bëri të merrte pjesë në këtë konkurs bukurie dhe ajo doli e fituar.
Lea Islamaj ka lindur dhe është rritur në Francë. Shoqëruese e parë e Missit u zgjodh Pamela Paja, ndërsa shoqëruesja e dyte, Samanta Pajo.