Kioske
Foto të mbara! – Nga Anika Dokle
Pas çdo fotoje të bukur nëpër plazhet e restorantet tona, fshihen kacabunjtë që të hipin në trafik, nervat kaçurrel nga zhurma dhe muzika tallava, dëshira për t’ia kërcitur me shpullë atyre që fusin “mik” lloj-lloj zabërhaneje për të zënë tavolinë të parët, qejfi për t’ia zhytur kokën në sallatë kamarierit që ta vonon pjatën dy orë, përleshjet për parkim, dhe e fundit… mllefi i pashoq ndaj atyre që nevojat personale i kryejnë në det e pishinë.
Foto të mbara!