Kryesore
Truproja e Tahirit jep interviste: Jam i pastër, ç’janë këto sajesa?
Ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, 45-vjeçari Paul (Agustin) Deda, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e “arrestit me burg” për veprat penale të ngritura nga SPAK “trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, ka dhënë një intervistë ditën e sotme për gazetaren e “News24” Klodiana Lala.
Deda ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga SPAK, duke thënë se nuk ndodhet prej tre vitesh në Shqipëri, por se do të kthehet dhe do të dorëzohet para drejtësisë shqiptare për të sqaruar gjithë të vërtetën.
“Unë nuk ndodhem në Shqipëri prej 3 vitesh. Jam i shokuar nga akuzat, që SPAK ka ngritur ndaj meje. Unë jam një familjar i rregullt dhe do të kthehem për t’u përballur me drejtësinë”, ka thënë ish-shoqëruesi i Tahirit.
INTERVISTA:
Sa vite keni punuar me Saimir Tahirin?
Kam qenë pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit për 3 vite e gjysmë, bashkë me Hekuran Markun, të cilin e kam mik.
A e njihni shtetasin Eltjon Bregu, për të cilin SPAK thotë se ju keni bashkëpunuar për trafikimin e mbi 1 mijë kg hashash?
Eltjon Bregun e njoh si mashtruesin më të madh në Shqipëri, i cili ka përfituar jo vetëm në emrin tim, por edhe të shumë personave të tjerë. Kemi punuar me të në Kombinat. Unë nuk kam e shok dhe nuk kam pasur lidhje direkte me të, por di që më herët ka qenë në burg.
Po me shtetasit Ferhat Ajdini dhe Seferi a keni pasur njohje dhe kontakte, pasi ato janë dy skafistët që kanë dëshmuar kundër jush?
Nuk i njoh dhe as nuk e kam idenë kush janë ata. Ju takon atyre të sqarojnë pozicionin tim dhe të vërtetën. Nuk kam bërë asgjë dhe nuk jam përfshirë në aktivitet kriminal. U tërhoqa nga puna, për shkak të sulmeve që nisën ndaj meje. Unë jam demoralizuar edhe kur u akuzua Tahiri, u shkatërrova. Jam duke punuar në ndërtim jashtë vendit për të siguruar të ardhura për familjen time, pasi jam baba i një djali.
Si i cilësoni akuzat?
Janë akuza të pabaza. Jam i pastër dhe nuk kam bashkëpunuar kurrë me askënd për të trafikuar drogë. Na bënë neve më të fortë se Edi Rama dhe këto janë sulmet për të rënduar pozitën e Saimir Tahirit. Duke përmendur emrat tonë, po shmangin vëmendjen nga zyrtarë policie apo persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.
A do t’i dorëzoheni drejtësisë?
Do të dorëzohem të sqaroj pozicionin tim, sepse nuk kam asgjë për të fshehur dhe nuk kam frikë nga askush. Dua të jetoj i lirë në Shqipëri, ku kam kontribuar.
Por në 2017 kur për ish-ministrin Tahiri opozita kishte ngritur opinion publik dhe e akuzonte atë për kanabizimin e vendit, shoqëruesit e tij janë akuzuar nëpërmjet ish-kryeministrit Sali Berisha nga “oficeri digjital” i SHÇBA se ishin persona me precedentë penalë dhe të përfshirë në trafik droge.
I intervistuari i sotëm Paul (Agustin )Deda akuzohej në postimin e Berishës se për plagosje të një oficeri të gardës në Tiranë, si person në kërkim dhe të përfshirë në trafik kokaine në Spanjë.
Gjithashtu edhe shoqëruesit e tjerë akuzohen si të dënuar me probleme me drejtësinë e huaj apo edhe të dënuar për grabitje.
Postimi i plotë i Berishës:
Miq, ky status per eskorten kriminale te Sajes u publikua ne FB tone daten 1 shkurt 2017 ora 12:00.
Qeveria organizate e mirefillte Kriminale!
Njihuni me shoqeruesit vrases, plackites, anetare te bandave, persona ne kerkim te palo ministrit Saje Qorrit.
Oficeri i SHKB dixhital informon:
-Shoqeruesi i pare i Saje qorrit Ka nderruar emrin nga Agustin Fran Deda ne Paul Deda
-ai ka plagosur ne nje Pub ne Tirane nje oficer te gardes
-ai ka qene person ne kerkim
– Ka bere trafik kokaine ne Spanje
-Shoqeruesi tjeter Hekuran Marku ka probleme me drejtesine italiane
-Bujar Trimi shofer arrestuar ne Munih per grabitje banke me banden e Yzberishit; eshte krahu i djathet
-Agim Sinani, shofer vrases anetar i bandes se Selites i denuar per vrasje
-Bledar Bodlli punon ne SHKB ka qene i denuar, pa shkolle.
I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi lidhjet kriminale te Saje qorrit, shoqeruesve dhe njerezve te tij! sb
28/01/2017, 11:56:47: Shoqeruesi i pare i Sajmir Tahirit e ka pasur emrin Agustin Fran Deda tani e ka kthyer ne Paul Deda,e ka kthyer emrin per arsye se ne 2003-2004 ka plagosur ne nje Pab ne Tiranë ,nje oficer te gardes dhe ka qene person ne kerkim per tentativ vrasje dhe armbajtje pa leje ,i shpallur ne kerkim nga drejtoria e policise Tiranes,ne vendin e ngjarjes ka lene nje kepuce nga vrapi,Ky ka qene i lidhur me nje shtetase spanjolle në momentin e ngjarjes dhe ka punuar ne Spanje,Barcelonë dhe Londer me kokahine dhe prostitucion.
28/01/2017, 11:57:18: Shoqeruesi tjeter i Sajmir Tahirit,Ekuran Marku i cili ka jetuar rreth 15 vjet ne Venecia Itali,ka bere nje lokal tek rruga barrikada prane shkolles Sami frasheri ,ka probleme me drejtesin Italiane ne lidhje me bankat per marrjen e nje kredie mbi 100 nije euro me emër tjeter ne Itali.
28/01/2017, 11:58:00: Bujar Trimi miku i familjes se Sajmir Tahirit eshte shofer prane parkut te ministris rendit,eshte kapur nga policia gjermane per grabitje banke me grupin e Yzberishtit ne Mynih,i kane bere atentat tek pallati me shigjeta para disa viteve dhe edhte krahu i djathtes i karteles se grupit te Selites qe eshte me burgim te perjetshem per disa vrasje.
28/01/2017, 11:58:41: : Agim Sinani ka qene shofer prane parkut ministrise rendit,e hoqen pasi i doli vertetimi i penalitetit i denuar pasi ka qene ne burg per vrasje dhe pjestar i bandes se Selites.dhe Tahiri,e coj me pune tek taks forca ne Kesh tek miku i ngusht i tahirit tek Vahit Sina nga Tepelena drejtor ne Kesh,
28/01/2017, 11:59:14: : Bledar bodlli nga Yzberishti dhe ky mik i Tahirit ka qene i denuar dhe eshte lidhje e Tahirit dhe e krenar Cenollarit ish kryetari i minibashkis Kombinat ,pa shkolle dhe i emeruar nga Tahiri me Shkb tek Arben Skendaj drejtori i shkb ish sigurims.