Radar
Salvador Dali, 11 kuriozitete mbi jetën e tij të papërsëritshme
Për miliona njerëz, Salvador Dali ishte mbreti i pakrahasueshëm i artit surreal. Artisti i çuditshëm ishte përgjegjës për disa nga veprat më të arrira në botë, ndoshta veprat më të famshme të artit. Por sa dini për jetën dhe punën e tij? Është koha të shohim nga afër me këto fakte interesante rreth Salvador Dalit dhe karrierës së tij të mahnitshme.
- Dali ishte i njohur për marifete gjithnjë e më të çuditshme. Ai njëherë u vendos në një shtrat spitali, i rrethuar nga aktorë që hiqeshin si mjekë, vetëm për të shitur librin e tij të fundit. Sidoqoftë, ky shtrat nuk ishte në spital, por në një dyqan librash në Manhattan, New York.
- Dali e gjeti veten të fiksuar me disa figura polarizuese. Njëri prej tyre ishte Dr. Sigmund Frojd, babai i psikanalizës. Në të vërtetë, Dali e vlerëson Frojdin si një ndikim të madh në disa nga veprat e tij të artit.
- Frojdi, megjithatë, u referohej artistëve surrealistë si “idiotë totalë”. Admirimi nuk ishte i ndërsjellë!
- Një figurë tjetër që Dali admironte ndoshta në një mënyrë më të çuditshme ishte Adolf Hitler, deri në pikën që shpesh fliste për tërheqjen e tij të thellë për diktatorin nazist. “Unë shpesh kam ëndërruar për Hitlerin ashtu siç ëndërronin burrat e tjerë për gratë”, konfirmoi një herë artisti.
- Shumë njerëz kanë menduar se Dali ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike kur krijoi disa nga veprat e tij më mahnitëse. Sidoqoftë, ai kurrë nuk ka qenë i njohur për përdorim droge. Një nga citimet e tij më të famshme ishte “Unë nuk marr drogë, UNË JAM drogë”.
- Dali në të vërtetë ndihmoi në krijimin e disa planeve për një prodhim të Walt Disney që nuk e pa dritën e diellit deri në vitin 2003. Ai u kompletua nga animatorë modernë të cilët punuan shumë për të qëndruar në nivelin e artistit.
- Artistja Yoko Ono dikur kërkoi të blinte një fije nga mustaqet e famshme të Dalisë. Gjithmonë ai e gjente argëtimin në mashtrim dhe kështu Dali dhe muza e tij Amanda Lear arritën t’i shesin Onos një fije të vetme bari për 10,000 dollarë. Është e paqartë nëse ajo e kuptoi më vonë hilen.
- Dali ishte i fiksuar me lulelakrën. Në fakt, ai një herë arriti në një konferencë me një Rolls Royce plot me lulelakra, ekuivalente me rreth 500 kg.
- Martesa e Dalisë me gruan e tij Gala ishte e çuditshme, pasi artisti ka qenë i hapur për çdo marrëdhënie që ai mund të kishte pasur gjatë marrëdhënies së tyre. Edhe më i çuditshëm është fakti që Gala, pasi kishte marrë si dhuratë një kështjellë nga burri i saj artist, i vuri kusht që ta vizitonte atje vetëm nëse kishte leje me shkrim nga ajo.
- Salvador Dalì nuk ishte tipi që hynte në projekte biznesi. Sidoqoftë, ai është përgjegjës për një nga logot më të famshme në planet. Ai fillimisht krijoi logon e “Chupa Chups” për prodhuesit e lëpirëseve në 1969.
- Ka pasur mosmarrëveshje të çuditshme mbi trashëgiminë e Dalisë. Në vitin 2017, trupi i tij u zhvarros pasi një grua doli publikisht duke pretenduar se ishte vajza e tij. Ajo kërkoi me anë të një padie atësinë e Dalisë. U provua që gruaja e kishte gabim, por fakti më interesant nga gjithë kjo histori ishte që mustaqet emblemë të Dalisë kishin mbetur të paprekura, gati 30 vjet pas vdekjes së tij.