Kryesore
“Ju vratë ëndrrat e çdo shqiptari”/ Qytetarët rrëzojnë propagandën e Ramës
“Ju vratë ëndrrat e çdo shqiptari për të jetuar në këtë vend. Duan të ikin sa më parë e t’i shijojnë bukuritë e vendit të tyre vetëm kur të kenë bërë ca lekë në emigrim e të kthehen si turistë”.
Kështu i është drejtuar një qytetar kryeministrit Edi Rama, mëngjesin, teksa ky i fundit, ka postuar në rrjete sociale, pamje nga lumi i Shalës.
“Mirëmëngjes dhe me parajsën, Lumi i Shalës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Por qytetarët, pavarësisht pamjes së bukur që ofron lumi i Shalës, i kanë radhitur Kryeministrit disa të vërteta larg asaj që ai propagandon.
Mungesa e rrugës dhe mungesa e energjisë elektrike, e zbehin bukurinë e lumit të Shalës dhe mbi të gjitha mungesa ekonomike që i privon qytetarët për të shkuar dhe për ta vizituar.
Propagandën e Ramës, qytetarët e kanë rrëzuar me fakte, duke i shkruar se ajo që ai reklamon është larg së të vërtetës.
Janë të shumtë qytetarët që ia rrëzojnë çdo ditë propagandën Kryeministrit, por nga ana tjetër kritikat e tyre hiqen menjëherë nga rrjeti social i Kryeministrit, duke lënë ndonjë tek tuk, sa për të thënë se janë të hapur ndaj çdo lloj qëndrimi.
Më poshtë po sjellim reagimet e qytetarëve.