Aktualitet
Albin Kurti: Minishengeni, iniciativë pa vizion, nuk duhet të largohemi nga BE

Për Kosovën, minishengeni është një iniciativë pa vizion për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Albin Kurti teksa foli në Forumin e Prespës, ku ishte i pranishëm edhe Edi Rama u shpreh se nuk duhet ta dalim jashtë axhendës së Bashkimit Evropian.
Kurti deklaroi ndër të tjera se pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë.
‘Ajo që nuk duhet të bëjmë është që ti ikim përgjegjësive tona me veprime që krijojnë konfuzione dhe i japin mundësi palëve të tjera që ti shfrytëzojnë.
Kështu është edhe ideja e Minishengenit, e cila është një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin dhe si të tilla Kosova e refuzon ashpër dhe i inkurajon të gjithë të kthehemi në axhenden e BE.
Pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë.
Në Tiranë në takimin e 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor propozova një kornizë e cila sjell progres për të gjithë’, tha Albin Kurti.