Mix
Xhensila Myrtezaj “shpërthen” në lot/ Tregon momentet e vështira të jetës së saj
Në emisionin “E ardhmja është vajzë”, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, është rrëfyer për muzikën dhe jetën e saj si nënë e një vajze.
Ajo ka treguar se si e nisi rrugën artistike dhe shpërtheu në lot, ndërsa tha se muzika ka qenë shpëtimi i saj në periudhën e vështirë që kaloi pas divorcit të prindërve.
“Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur dhe Zoti sepse mami ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares.”, tha Xhensila.
Këngëtarja tregoi se talentin e saj e zbuloi mësuesja e muzikës kur ishte ën klasë të pestë