Lidhu me ne

Kioske

Rreshtorja e Tiranës

US embassy in Albania shares messages forwarded by Assistant Secretary of  State, Philip Reeker | Euronews Albania

Ka qenë në Tiranë një zyrtar amerikan me emrin Philip T. Reeker i cili mban detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Një njoftim për këtë vizitë ka dhënë ambasada amerikane në Shqipëri në të cilin thuhet:

Ambasadori Philip T. Reeker vizitoi sot Tiranën. Gjatë vizitës, ai u takua me Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, disa prej anëtarëve të verifikuar plotësisht të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si dhe udhëheqës të tjerë. Përgjatë të gjitha takimeve, Ndihmës Sekretari në Detyrë Reeker theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, që kur Shqipëria refuzoi diktaturën komuniste dhe pranoi demokracinë.

Ai nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ai përgëzoi udhëheqësit e Shqipërisë për suksesin e tyre në mikpritjen e Stërvitjes Defender Europe 21, e cila theksoi rolin strategjik të Shqipërisë në rajon.

Ai mirëpriti rolin e Shqipërisë në rajon dhe në arenën globale, ndërsa Shqipëria merr vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndihmës Sekretari në Detyrë përsëriti mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për reformat në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke nënvizuar se si përparimi në këto çështje do të nxisë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri dhe do të vijojë rrugën e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian

Në faqen online të qeverisë shqiptare nuk ka ndonjë të dhënë për këtë vizitë.

Nëse vërejmë tekstin e shpërndarë nga selia diplomatike e SHBA, aty thuhet se Reeker “vizitoi Tiranën”, pra jo Shqipërinë, duke krijuar kështu kushtet e mjaftueshme për pyetjen: Kush e ftoi z. Reeker për këtë vizitë?

Ai ka qenë në Shqipëri, është pritur nga kryeministri Edi Rama, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë që kanë kaluar vettingun. Si ta klasifikosh në aspektin protokollar një vizitë të tillë? Një zyrtar i nivelit të dytë në SHBA, që vjen në një mision apo vizitë pune, takon përfaqësues politikë të nivelit të lartë pa sqaruar se cili është qëllimi i vizitës dhe kush e ka ftuar.

Tjerrja mediatike e pushtetit nuk ka ditur të japë më shumë për fantazinë e përgjithshme sesa faktin se z. Reeker nuk takoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta, që përflitet se është vënë në rreth të kuq për t’u eliminuar njësoj si ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëse na lejohet atëherë ta lexojmë drejt këtë që ka ndodhur është fakti se z. Reeker ka ardhur në Tiranë të informohet nga afër për ecurinë e reformës në drejtësi të cilën e financon SHBA, ndoshta për të parë dhe ndonjë dosje në funksion të hapave të mëtejshëm politikë që do të ndërmerren kundër individëve të caktuar. Sado konfidenciale të jetë përmbajtja e një vizite të tillë ajo me vetë formatin e realizimit na kujton se kush urdhëron këtu, për atë që ka ndodhur dhe do të ndodhë dhe sesi ai që quhet se fiton zgjedhjet, apo edhe ai që i humbet, nuk janë asgjë më shumë sesa dy ushtarë që dinë të kapardisen vetëm ndaj qytetarëve të pambrojtur të këtij vendi dhe asgjë më shumë./ respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore4 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix4 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport4 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook