Gatime
Si të përgatisni një koktej fantastik, me shalqi!
Tani që erdhi i nxehti veror, ne kërkojmë mënyrën më të mirë për t’u ndjerë freskët. Por nëse po festoni një mbrëmje me miqtë, në shtëpi, cila është mënyra më e mirë për t’u freskuar? Një koktej, sigurisht.
Meqë jemi dhe në sezonin e shalqinjve, ne të dritare.net ju sjellim recetën si të përgatisni vetë në shtëpi një koktej me shalqi.
Përbërësit:
– Shalqi të prerë me copa, të paktën 3 gota
– 1 lugë e gjysmë sheqer pluhur
– 1 gotë e gjysmë vodka
– 3 gota me akull i grimcuar
Përgatitja:
Vendosini bashkë në një blender, shalqirin, vodkën dhe sheqerin, për 10 sekonda, derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Më pas shtoni akullin dhe përzieni për disa sekonda. Servireni në një gotë të ftohtë. Ju mund të shtoni për dekor një copë shalqi, luleshtrydhe apo dhe një lule. Ju bëftë mirë!