Kryesore
Ka dorëheqje edhe për arsye si kjo.
Kur një postim në Facebook të shkatërron karrierën, vetëm atëhere kuptojmë fuqinë e vërtetë të fjalës dhe të rrjeteve sociale. Kjo gjë i ndodhi dhe Ministrit të Kulutrës në Portugali, Joao Soares, pas një statusi joetik që ai kishte publikuar në Facebook.
“Mezi po pres të gjuaj me shpulla dy opinionistë gazetash” ka shkruar ai duke e patur fjalën për gazetarët e të përditshmes portugeze “Publico” e cila e akuzoi për paaftësi dhe për sjelljen e tij të papërshtatshme. Postimi i cili shkaktoi mijëra kritika, e detyroi krymenistrin Antonio Costa që të kërkonte dorëheqjen e zotit Soares dhe faljen publike të tij. Megjithatë gjatë fjalimit të mbajtur ky i fundit tha: “Nuk do shkel mbi të drejtën time për të thënë opinionin tim të lirë” duke na lënë të mendojmë që nuk është penduar aspak për ato që ka shprehur./BBC
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu