Lidhu me ne

Radar

Majlinda Bregu e konfirmon/ “Nga 1 korriku roaming do të jetë zero për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor”

Nga 1 korriku roaming do të jetë zero për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. “Fol si n’shpi”, nisma e Këshillit Bashkëpunimit Rajonal kurorëzohet këtë të enjte dhe sekretarja e përgjithshme e këtij këshilli Majlinda Bregu thotë se nuk pret surpriza apo sabotim nga ndonjë vend. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Bregu tha:

Më 1 korrik ne fillojmë me tarifa zero në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këtu nuk ka asnjë surprizë më. Sot ne kemi bërë takimin e fundit me autoritetet rregullatore në rajon për të diskutuar dhe për të kuptuar nëse mund të ketë ndonjë shqetësim për hyrjen në fuqi të plot në mënyrë sinkron në të gjashta ekonomitë e rajonit në 1 korrik të tarifave zero. Nuk kemi dëgjuar asnjë problem madhor nga operatorët e telefonisë cekulare dhe që larg qoftë mund të ndodh diçka në momentin e fundit.

Sipas zonjës Bregu nisma për roaming zero është histori suksesi dhe nuk do të shkaktojë humbje për kompanitë celulare.

Kjo është historia e suksesit e cila në datën 1 korrik duhet t’i bëjë të ndjehen mirë të gjithë. Operatorët e telefonisë në fakt duhet thëm që kanë qënë bashkëpunues në këtë proces pavarësisht dilemave dhe përpjekjeve të fillimit. Tashmë janë bindur të gjithë dhe për më tepër, nuk besoj se do të ketë humbje as në faturat dhe në fund të vitit nuk do ta mbyllin biznesin e tyre me humbje për shkak të tarifimit zero në Ballkanin Perëndimor” – tha Bregu në “Përballë”.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook