Kioske
‘Planet për martesë? Të afërta!’
Floriana Garo është shprehur se martesën e shikon si diçka të afërt në jetën e saj. ‘Planet e mia për martesë? Mund të them se martesa do të jetë e afërt’, ka qënë përgjigja e saj në një shkëmbim pyetjesh me Drini Zeqon në IN Tv. Më pas ajo ka qeshur dhe duke e kthyer bisedën në formë shakaje, ka thënë: ‘Nuk kam ç’të bëj, unë kështu e ndjej’.
Në nëntor të 2015-ës, u bë publik lajmi i ndarjes së saj nga ish-i fejuari Tedi Ngjela. Që atëherë, ajo është shfaqur shpesh në emisione, revista e rrjetet sociale, por gjithnjë vetëm. Megjithatë, me deklaratën e saj të fundit, duket se nëse do të kishte tani një marrëdhënie, do të ishte koha e duhur për ta kurorëzuar atë në martesë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu