Lidhu me ne

Temporal

Kastriot Dervishi nxjerr dokumentin / Enver Hoxha shiste mish derri të prishur dhe djath me erë të keqe

Kastriot Dervishi nxjerr procesverbalin/ Enver Hoxha shiste mish derri të prishur dhe djath me erë të keqe

Historiani Kastriot Dervishi ka nxjerrë një procesverbal që i takon viteve 1940, në të cilin shprehet se Enver Hoxha shiste mish derri të prishur dhe djath me erë të keqe.

Në një postimi në rrjetin social Facebook, Dervishi shprehet se në datën 7 gusht 1940 polici i Bashkisë së Tiranës në orën 17:00 të pasdites, pasi ushtroi kontroll në dyqanin e ish diktatorit, konstatoi 3 këmbë derri të prishura me krimba të ekspozuara për shitje dhe 2 kuti djathi të firmës “Bell pauese”, me erë të keqe.

Sipas tij, në atë kohë polici e dënoi me 5 franga Enver Hoxhën, ndërsa shton se ky i fundit nuk ka nënshkruar procesverbalin, por gjoba është paguar

1940/Enver Hoxha shiste mish derri të prishur dhe djath me erë të keqe

Është përmendur shpesh se në dyqanin “Flora” (të marrë me qira nga familja Bakiu) shoku Enver shiste cigare dhe bënte “aktivitet revolucionar”. Në fakt dyqani ishte si ato të fshatit të kohës së mëvonshme, i shumëllojshëm në mallra.

Polic Sejfiu i Bashkisë së Tiranë, e nuhati këtë gjë. Në orën 17.00 të ditës së mërkurë, të datës 7.8.1940, pasi kontrolloi i vuri gjobë 5 franga shtetasit Enver Hoxha, me profesion “shitës gjanash ushqimore” sepse në dyqan iu gjetën 3 këmbë derri të prishura me krimba të ekspozuara për shitje dhe 2 kuti djathi të firmës “Bell pauese”, me erë të keqe. Gjoba është nënshkruar edhe nga inspektori komandant i policisë. I gjobituri nuk ka nënshkruar, por gjoba është paguar”, shkruan Dervishi. 

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore23 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix23 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet1 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore1 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook