Lidhu me ne

Aktualitet

Rama mbron burrin e dytë të gruas së tretë

Bledi Çuçi, Ministri i Brendshëm, të vetmet meritë që ka deri më tani në politikë, është mbajtja e pozicionit si burri i dytë i gruas së tretë të Kryeministrit, Edi Rama.

Pasi që kur ka shkuar në Ministri të Brendshme ka vetëm skandale, vrasje, viktima, luftë dhe më e turpshmja është dalja mediatike që bëri, ku doli dhe u justifikua.

Se në çdo vend normal dikush do të mbante përgjegjësi, do bënte një autokritikë, të paktën përgjegjësi morale do të ndjente.

Në çdo vend normal, ku funksionon ligji, një Ministër i Brendshëm po normal, do të bënte një hap ndryshe, do të ndërmerrte ndonjë masë në kupolën e Policisë, ndërsa Çuçi del dhe thotë, se nuk kemi përgjegjësi se nuk i ndjekim të gjitha makinat apo s’ kemi përgjegjësi se nuk i ruajmë dot plazhet .

Por për çfarë i paguajnë taksat shqiptarët, për çfarë është policia, për të shembur Teatrin?

Për çfarë është policia, për të pasur drejtues policie të korruptuar që mbushin xhepat duke bashkëpunuar me krimin?

Përse është Ministri i Brendshëm, vetëm se ka një  meritë të madhe që është burri i dytë i gruas së tretë të kryeministrit Rama?

Se kjo është merita e vetem që Bledi Çuçi , s’ka ndonjë meritë tjetër.

S’ka pasur ndonjë sukses as në Ministri të Bujqësisë. U vu në pozicionin e Ministrit të Brendshëm vetëm për një arsye, që të mbyllej zhurma që plasi  pas skandaleve të Sandër Lleshajt.

Por, dëmet që bën Bledi Çuçi mund të jenë edhe më të mëdha se sa ato që ka bërë Sandër Lleshaj, Fatmir Xhafaj apo Saimir Tahiri.

Sepse, duke mos bërë detyrën e Ministrit të Brendshëm dhe duke qenë i paaftë, dhe duke ruajtur meritën me gruan që i ka dhënë Rama, ai mund të sjellë dështime më të mëdha.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook