Lidhu me ne

Mix

Ç’kuptim kanë ngjyrat në ëndërr? Të fshehtat që qëndrojnë pas tyre

The curious case of dreaming in the times of a global pandemic - Hindustan  Times

Përpos objekteve, dhe ngjyrat që shikojmë në ëndërr kanë një kuptim specifik. Duke ditur simbolikën e secilës ngjyrë, mund të përcaktojmë më mirë domethënien e një ëndrre. Për të folur mbi këtë temë, ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” Bela Mero, e cila shpjegoi për moderatorin Alban Musa të fshehtat që qëndrojnë pas tyre.

E kuqja – Si në jetën e përditshme që përfaqëson pasionin dhe në ëndërr ka domethënie të forta. Përveç dashurisë, ka raste kur nuk lë shije të mirë, kthehet në të kundërtën për shembull lufton pasionin apo përfaqëson zemërim, urrejtje dhe negativitet.

Blu – Është një ngjyrë që përfaqëson të mbarën dhe një thellësi të mendimeve tona. Nëse diçka është blu e theksuar ne mund të marrim një mesazh të pastër besnikërie.

Jeshilja – Lidhet me Venusin, është ngjyrë pozitive që lidhet me gjallërimin dhe ripërtëritjen, me ndjeshmërinë dhe natyrën. Në përgjithësi nuk jep mesazhe negative, është gjithmonë e mirë.

E verdha – Lidhet me rrezet e diellit dhe ngrohtësinë që lëshojnë si dhe ndriçimin. Përfaqëson përsosmërinë, njihet gjithashtu dhe si ngjyra e intelektit. Është një ngjyrë e mbarë, lidhet me besimin por ka dhe raste kur e verdha e zbehtë nuk është fort e mirë.

E bardha – Si gjithmonë lidhet me pastërtinë, virgjërinë, pafajësinë dhe në ëndërr ka të njëjtin mesazh. Thekson pastërtinë që duhet të gjejmë brenda nesh. Nëse e bardha është më e fortë se sa duhet në ëndërr, duhet të kemi kujdes sepse është simbol i infertilitetit apo një ftohtësie që na pret në një marrëdhënie.

E zeza – Është ngjyra e elegancës, misterit dhe këtë intrigë që mbart si ngjyrë e përcjell dhe në ëndërr. Lidhet dhe me zinë dhe ceremoninë mortore, diçka jo e mirë na pret dhe duhet të jemi të përgatitur për një lajm të keq që mund të marrim.

Kafja – Është një nga ato ngjyra që lidhet me Tokën. me themelet dhe fortësinë e njeriut. Nëse e shohim këtë ngjyrë kemi një ndjesi për t’u kthyer tek vlerat e së kaluarës. Lidhet gjithashtu dhe me ngrohtësinë e nënës.

Portokalli – Është një ekuilibër perfekt mes së kuqes dhe të verdhës dhe si një e mesme e këtyre të dyjave ka një mesazh pozitiv, të energjisë, freskisë rinore dhe lidhet gjithashtu dhe me kreativitetin. Kur është e ndritshme na fton të zbulojmë diçka, kur është e zbehtë tregon një pabesi që na pret ndaj së cilës duhet të tregohemi vigjilent.

E purpurt – Lidhet me ndershmërinë dhe mençurinë. Nëse duam të zgjojmë një pjesë tonën të vëmendjes ndaj mençurisë kjo ngjyrë është një sinjal i mrekullueshëm në ëndërr. Është gjithashtu karakteristikë e modestisë. /abcnews.al

MË TEPËR

Sport7 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix7 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix7 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix7 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix8 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix8 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix8 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix8 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix8 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix8 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook